Arkiv-Lajme

Vlorë/ Në pranga kryetarja e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate me akuzën për korrupsionit pasiv

Postuar në 20 Shtator, 2014 10:05

Nën akuzën e korrupsionit pasiv, policia e Vlorës ka arrestuar tw shtunwn kryetaren e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate. Policia e këtij qyteti bëri me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar "Përmbaruesi" arrestoi në flagrance për "Korrupsion pasiv" kreun e Zyrës së Përmbarimit të Vlorës Algerta Fejzulla dhe Dhurata Sulajn, Avokate për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Sophia Loren 80 vjeç: Çelësi i suksesit tim, kurrë nuk u lodha së mësuari

Postuar në 20 Shtator, 2014 09:56

Sophia Loren mbushi 80 vjeç. “Çelësi i suksesit tim qëndron në faktin se kurrë nuk jam lodhur së mësuari. Nuk e kam humbur kurrë kureshtjen dhe dëshirën për sfida të reja dhe i bëj vetes gjithmonë 1 mijë pyetje”, thotë ajo.  Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore feston këtë 20 shtator ditëlindjen e saj, festë që nisi në Festivalin e Filmit në Venecia me prezantimin e dokumentarit “Sofia rrëfen Loren” të regjisorit Marco Spagnoli. 80 vite mbi supe, nga të cilat 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol. Sophia Loren lindi më 20 shtator 1934 në Romë, Itali.

“Deutsche Welle”: Aleancë e brishtë kundër "Shtetit Islamik"

Postuar në 20 Shtator, 2014 09:45

Dy ditë më parë aviacioni luftarak sirian ndërmori sulme kundër qytetit Al-Bab, që kontrollohet nga organizata terroriste "Shteti Islamik", IS. Në sulm u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën me dyzina njerëzish. “Deutsche Welle” thotë se qytetarët e Al-Babit ka mundësi që në të ardhmen të ndodhen dyfish nën goditje: nga njëra anë prej avionëve luftarakë të regjimit. Dhe nga ana tjetër nga koalicioni ndërkombëtar. Prandaj shumë banorë janë larguar nga qyteti- njësoj si shumë luftëtarë të IS.

Precedenti skocez “zien” në 9 shtete të Europës

Postuar në 20 Shtator, 2014 09:45

“Anadolu Agency” ka bërë një përmbledhje të shkurtër për rajonet europiane që ngjajnë me Skocinë në përpjekjen e tyre për pavarësi. Janë gjithësej  9 shtete që janë të prekura nga ky problem dhe duhet thënë se elementi shqiptar shfaqte në dy-tre prej tyre. Anglia me Skocinë dhe Ëellsin, Franca me Korsikën,  Belgjika me zona flamande, Spanja me Katalonjën dhe baskët, Bosnja me Republikën Srpska, Serbia me Vojvodinën dhe Sanxhakun, Kosova me Mitrovicën dhe Preshevën, Maqedonia me Iliridën dhe Moldavia me Transnistrinë, janë vendet brenda të cilave zien problemi irredentist.

Imami: Qeveria t’u vërë veshin deklaratave të Shteteve të Bashkuara

Postuar në 20 Shtator, 2014 08:41

Deklarata e Ambasadorit amerikan në OSBE, Daniel Baer kundër dhunës ndaj opozitës në Parlament, sipas deputetit të PD-së Arben Imami është analiza më e mirë që i bëhet situatës politike në Shqipëri. Gjatë një deklarimi për “TV Klan” Imami tha se qëndrimi i një ambasadori që pasqyron qëndrimin zytar të SHBA duhet të lexohet drejt nga mazhoranca aktuale, e cila sipas tij po frymëzon dhunë dhe konflikt në Parlament.

Krisafi: Guvernatori i Bankës duhet të vijë nga radhët e Këshillit Mbikëqyrës

Postuar në 20 Shtator, 2014 08:30

Gjatë një interviste për “Vizion Plus” ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Kseonofon Krisafi, se: “është i kotë debati nëse guvernatori i bankës duhet të jetë domosdoshmërish anëtar i bordit ose mund të zgjidhet edhe jashtë tij”. Krisafi sqaron se ligji e thotë qartë dhe nuk le hapësirë për asnjë diskutim se guvernatori është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, e që të jesh kryetar duhet të jesh patjetër anëtar. Sa i përket zgjedhjes së nje guvernatori të huaj, Krisafi thotë se edhe kjo është e përcaktuar qartë në lgij.

Beqaj: 12 ambulanca në gatishmëri, mjekë e vullnetarë në ndihmë të emergjencave gjatë Meshës së Shenjtë

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:02

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për ndihmë të parë mjekësore për cilindo që do të shfaqi probleme gjatë meshës të së dielës në sheshin “Nënë Tereza”. Ekipi shëndetësor i specializuar, 12 ambulanca si dhe çadra me njësi të lëvizshme do të ofrohen për të gjithë të pranishmit që do të jenë nesër pjesë e Meshës së Atit të Shenjtë, Papa Francesku, në orën 11:00. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka inspektuar nga afër çadrat ku do të ofrohet shërbim shëndetësor.

Kryeministri Thaçi: Papa Françesku në Shqipëri, një vizitë historike

Postuar në 20 Shtator, 2014 06:45

“Vizitë historike” e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Ai e përshëndeti këtë vizitë dhe shprehu mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëjë udhëtimin e tij të parë në Tiranë. “Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, qe duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t’u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit”, thekson Thaçi.

“Selita e Vogël”, INUK prish 30 shtëpi për t’i hapur rrugë Unazës së Madhe

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:08

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prishur rreth 30 ndërtesa në kryeqytet. Aksioni i INUK është zhvilluar në zonën e njohur si “Selita e Vogël”, e cila është pjesë e segmentit të Unazës së Madhe. Pjesa më e madhe e ndërtesave të prishura janë të shpronësuara. Forcat e INUK nuk kanë pasur asnjë problem me pronarët e ndërtesave, përkundrazi ata kishin filluar t’i prishin vetë banesat e tyre.

 

L.V 

Kërcënim për sulme terroriste në Vatikan, kontrolle të shtrënguara në sheshin Shën Pjetër

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:01

Vigjilencë për përgjimet telefonike. Një oficer i shërbim sekret të huaj pohoi se: dy arabët biseduan për mundësinë e “të bërit diçka”. “Corriere della Sera” njoftoi mëngjesin e së shtunës se kontrolli në Vatikan është forcuar që prej tre ditësh, në prag të dëgjimit publik të Papa Françeskut. “Corriere della Sera” thotë gjithashtu se për arsye të një “akti demonstrativ në Vatikan” bëhej fjalë për një sinjal drejtuar burimeve të inteligjencës ndaj trupave speciale. Alarmi u bazua nga një bisedë e përgjuar mes dy arabëve, por jo dhe aq për t’u shqetësuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme