Arkiv-Lajme

Presidentja Jahjaga nderohet nga Iniciativa Globale Clinton

Postuar në 22 Shtator, 2014 07:53

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton. Radio “Evropa e Lirë” njofton se gjatë fjalës së saj në Nju Jork, presidentja ka falënderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.

Pretenca ndaj Shpëtim Gjikës, më 8 tetor. Akuzohet për dy leje të paligjshme ndërtimi

Postuar në 22 Shtator, 2014 07:43

Më 8 tetor, prokuroria pritet të japë pretencën për Shpëtim Gjikën, gjyqi ndaj të cilit po i afrohet fundit.

Prokuroria mbyll hetimin: Olldashi shkeli rregullat e qarkullimit. Ishte aksident

Postuar në 22 Shtator, 2014 07:41

“Vdekja e Olldashi, aksident. Shkeli rregullat e qarkullimit”. Në këtë mënyrë Prokuroria i ka dhënë fund hetimit për vdekjen e deputetit demokrat Sokol Olldashi, i cili humbi jetën 10 muaj me parë në një aksident automobilistik, në rrugën Tiranë-Elbasan. "Duke analizuar provat e administruara në këtë material kallzues rezulton se ngjarja ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi ka ndodhur si rezultat i aksidentit automobilistik.

Pogradec, kërkojnë të shembin ndërtimin pa leje, vdes një punëtor, dy plagosen rëndë

Postuar në 22 Shtator, 2014 07:34

Gjatë punës për prishjen e një ndërtese tre katëshe në Lin të Pogradecit, një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Piskupat rreth orës 12:05 minuta në ndërtesën “Bar-restorant Leon” buzë liqenit të Ohrit. Viktima është identifikuar, si E. Shkira 24 vjeç. Mësohet se pas afatit tre ditor, që INUK i kishte pronarit për ta prishur ndërtesën, ky i fundit ka punësuar për ta shembur ndërtesën, dy punonjës dhe kamerierin e lokalit. Kjo ka rezultuar fatale, për të rinjtë, duke sjellë vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Vlorë, 17 vjeçari, plumb kokës bashkëmoshatares në shkollë. Vajza shpëton mrekullisht

Postuar në 22 Shtator, 2014 05:38

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Gjorm të Vlorës. Një 17-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëmoshataren e tij, Emilia Totaj, duke e qëlluar me plumb në kokë, por për fat të mirë, pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve në spitalin rajonal të Vlorës, vajza nuk ndodhet në rrezik për jetën, edhe për faktin se plumbi nuk ka arritur t’i përshkojë cipën e kokës.

Nishani, ankesë në Kushtetuese për ligjin e ri të KLD-së. “Zv.kryetari nuk ka pse zgjidhet vetëm nga Kuvendi”

Postuar në 22 Shtator, 2014 05:09

Festimet e Papës mbaruan, betejat politike e institucionale rikthehen. Me ligjin e ri për funksionimin e KLD-së, zv.kryetari i këtij këshilli duhet zgjedhur nga rradhët e anëtarëve të KLD-së që vijnë nga votimi i kandidaturave në Kuvend. Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare Besa Imami

Postuar në 22 Shtator, 2014 04:57

Ka ndërruar jetë dje, aktorja Besa Imami. “Gazeta Shqiptare” njofton se Imami vuante nga nje sëmundje e rëndë dhe prej kohësh ishte tërhequr nga skena. Imami ka lindur më 8 gusht të vitit 1928 në Gjakovë. Ajo do të bëhej e njohur me rolin e Donikës te filmi “Skënderbeu”, por duhet thënë ka luajtur në mbi 90 role në teatër. Sot në orën 13: 00 do të zhvillohen homazhe në Teatrin Kombëtar.

http://www.balkanweb.com/kulturë/2691/shuhet-ne-moshen-86-vjecare-donika-e-skenderbeut-212340.html

s.z  

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava: Qarqet ekstremiste edhe mua më quajnë qafir

Postuar në 22 Shtator, 2014 04:55

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava distancohet nga grupet ekstremiste të Islamit kosovar. Në një intervistë dhënë Baton Haxhiut, ai nënvizon faktin që “një numër individësh të ardhur nga bota arabe kanë mbjellë sherrin mes myslimanëve tanë”. Dhe sipas tij, janë këta individë që kanë qëndruar në Kosovë në intervale të ndryshme kohe që kanë kultivuar praktika e qasje radikale. “Myslimanët shqiptarë që kanë rënë nën ndikimin e tyre edhe mua më quajnë qafir”, sqaron ai. Dhe vijon: “Më quajnë qafir, ngaqë unë nuk mbaj mjekër, apo ngaqë mbaj kravatë”.

Keqpërkthimi i një mesazhi dhe TVSH-ja pa asnjë koment gjatë vizitës së madhe. I pari gabim, e dyta skandal

Postuar në 22 Shtator, 2014 03:48

Dy stonime nga vizita e Papës, sigurisht jo të së njëjtës madhësi e peshë, kanë rënë edhe në syrin e publicistit Ardian Vehbiu. Në blogun e tij ai shënon mesazhin papnor të shkruar në Librin e Shënimeve në Presidencë, që është përtkhyer shtrembër. Papa shkruan: “Al nobile popolo albanese, con il mio rispe[t]to e ammirazione per la sua testimonianza e la sua fraternità per portare avanti il paese”. Ndërsa përkthimi lexon: “Popullit fisnik shqiptar, falnderimi im e mirënjohja per dëshminë e tij e për vllazërimin dhe per ta çuar përpara në paqe”.

Papa Françesk, përshtypjet shqiptare: Keni vuajtur, por keni aftësinë e vëllazërimit

Postuar në 22 Shtator, 2014 03:26

Dëshmitë e sjella gjatë Lutjes së Mbrëmësores në Katedralen e “Shën Palit”, nga një meshtar dhe një motër, të cilët i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit, i kanë bërë përshtypje Papa Françeskut. Këtë detaj ai e përmend edhe gjatë rrugës së kthimit, kur në fluturimin e tij nga Tirana për në Romë, Papa është ndalur tek emocionet e vizitës së tij në Shqipëri. Ati i Shenjtë është ndalur tek bashkëjetesa e komuniteteve fetare në vendin tonë, dhe jeta vëllazërore mes shqiptarëve. “Vuajtjet që keni patur, i pashë nga afër”, tha Ati i Shenjtë.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme