Arkiv-Lajme

Thesari i vjedhur, shuma e paqartë. Kanë futur duart më parë se 2011, asgjësimi “kryhej” pa numër serial

Postuar në 23 Shtator, 2014 04:17

Hetuesit e prokurorisë së Tiranës dyshojnë se vjedhja në Thesarin e Shtetit ka shumë ngjasa që të ketë ndodhur përpara vitit 2011, kjo pasi shumë nga dëshmitë e administruara në dosjen hetimore, tregojnë se asgjësimi i lekëve kryhej pa u mbajtur në procesverbal numri serial i parave. Sipas burimeve të prokurorisë, asgjësimi i kartëmonedhave kryhej sipas kutive ku ato mbaheshin, por jo sipas kodit serial të tyre.

“Nuk e di si mu shkreh arma”, thotë 18 vjeçari që shënjestroi në kokë shoqen e klasës

Postuar në 23 Shtator, 2014 03:37

Ja çfarë arsyetimi mund t’i ofrojë drejtësisë për masakrimin e një 18 vjeçareje, një djalosh që ka nënën mësuese, hallën drejtoreshë shkolle dhe vetë shkon me pistoletë në shkollë. “Doja vetëm ta trembja, jo ta qëlloja. Nuk e di se si ka ndodhur dhe arma u shkreh. Unë e doja atë dhe kisha kaq kohë që i kërkoja të lidhej me mua, por ajo më refuzonte”. Kështu ka deklaruar djali i mësueses, Aldar Arishaj, i cili plagosi dje në ambientet e shkollës së fshatit Gjorm, shoqen e tij të klasës. Duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit, ai ka mundur ta nxjerrë nga ora e mësimit vajzën, E.Totaj.

Ndryshimet në buxhetin e qeverisë, 400 punonjës mund të ndryshojnë pozicione

Postuar në 23 Shtator, 2014 03:29

Numri i punonjësve të administratës do të pakësohet me 400 deri në fund të vitit, sipas ndryshimeve në Buxhetin për vitin 2014, të cilat qeveria i ka paraqitur për miratim në Kuvend. Kështu, në buxhetin e vitit 2014, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 500, ndërkohë që në draftin e paraqitur dje numri bie në 86 100 punonjës. Nga ana tjetër, në rastin e ristrukturimeve ky numër mund të rialokohet, pra të lëvizë nga një dikaster të tjetrin.

a.k

Sulmet e para ajrore të SHBA dhe aleatëve në Siri. OKB miraton rezolutën kundër ekstremistëve

Postuar në 22 Shtator, 2014 21:13

Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë nisur sot sulmet ajrore ndaj mlitantëve islamikë të ISIS në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënëis i Pentagonit, Kundëradmirali Kirby, i cili nuk ka dhënë detaje, përveçse atë se në sulm po marrin pjesë edhe partnerët. (Në videon e Cantliet përmendet edhe Danimarka). “CNN” njofton se janë përdorur bombarues dhe avionë gjuajtës si dhe raketat “Tomahawk” dhe sipas këtij kanali mendohet se sulmet janë kryer në zonën e Raqqas, bastion i organizatës.

Ministri i Shëndetësisë pranon se ka mungesë ilaçesh në spitale. Por “janë barna me konsum për 3-4 persona, me vlerë 500-600 dollarë gjithë vitin”

Postuar në 22 Shtator, 2014 20:45

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë dje në mbrëmje i ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “Neës24”. Beqaj ka bërë vlerëisme optimiste për përmirësimin e gjendjes në spitale, ndonëse ka pranuar mungesën e barnave. Si zgjidhje ministri ka dhënë “përdorimin e barnave alternative”. “E pranoj që në QSUT ka mungesa barnash. Bëhet fjalë për barna me konsum të vogël pra për 3-4 persona. Ne jemi përpjekur t’i plotësojmë me barna alternative. Po ju them që vlera e tyre është e vogël 500-600 dollarë gjithë vitin”, tha ai.

Sërish John Cantlie: “Ky është problemi më i madh që nga Vietnami. Janë më shumë se 50 mijë muxhahedinë”. Preket edhe përfshirja e Iranit

Postuar në 22 Shtator, 2014 20:17

John Cantlie, gazetari britanik që mbahet peng nga ISIS, është shfaqur sot në një video të re, ose Episodi 1 i asaj që konsiderohet një seri programesh të organziatës e që do të prezantohen prej tij. Cantlie bën një hyrje që kërkon të përcjellë një mesazh në Britani: “Unë jam John Cantlie, qytetari britanik i braktisur nga qeveria e tij”, thotë ai për të vijuar me një analizë të situatës politike, por përmes perspektivës së ISIS.

Vdes në moshën 87 vjeçare, Mike Harari, agjenti kryesor në eliminimin e njësisë palestineze, përgjegjëse për masakrën e Munich-ut më 1972

Postuar në 22 Shtator, 2014 19:03

Ka vdekur në moshën 87 vjeçare, Michael “Mike” Harari, një nga agjentët më operativë dhe më të suksesshëm të shërbimit izraelit “Mossad”. Lajmi ka gjetur vend edhe në mediat kryesore të Perëndimit si “BBC”, apo “La Repubblica”, pasi Hari konsiderohet si njeriu kryesor pas operacionit “Zemërimi i Zotit” që kishte për qëllim eliminimin e të gjithë njësisë palestineze, e cila në vitin 1972, gjatë lojërave olimpike në Munich të Gjermanisë Perëndimore, mori peng dhe ekzekutoi 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit.

“Anonymous” paralajmëron sulm kibernetik ndaj ISIS. Objektiva: Turqia dhe Arabia Saudite. “Gjendja në Irak, emergjente. ISIS nuk përfaqëson Islamin”

Postuar në 22 Shtator, 2014 17:59

“Anonymous” dhe grupi i hackerave që janë bashkëpunëtorë të tij kanë deklaruar se do të godasin prapvijat e ISIS, që sipas tyre janë Turqia dhe Arabi Saudite. Këto dy shtete mendohet se financojnë grupin islamik që ka dalë në sipërfaqe me një strategji të mirëfilltë politike dhe ushtarake dhe po dëshmon aftësi për operacione të mëdha. Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv francez “France24” në të cilën një anëtar i “Anonymous”ka dhënë intervistë. “Po planifikojmë të sulmojmë disa vende që dihet se mbështesin ISIS financiarisht përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Deputetja Doda entuziazmohet dhe propozon 21 shtatorin si Dita e Martirëve të Besimit

Postuar në 22 Shtator, 2014 15:20

Një propozim interesant bëri sot në News 24 deputetja demokrate Mesila Doda. Duke marrë shkas nga pritja madhështore e Papës Françesk, ajo propozon që 21 shtatori të shpallet Dita e Martirëve të Besimit. Deputetja e shpallur besimtare katolike tha se mesazhet e Papës duhen përkthyer mirë, se “mes politikanëve nuk duhet të ketë urrejtje. Ne kemi ndarjet tona, mënyrën si i mendojnë gjërat ndryshe dhe pikërisht për këtë bëjmë pjesë në grupime të ndryshme politike.

“Çefa-Gate”, garë me kohën: Komisioni i Ligjeve nesër nis procedurën e shkarkimit, opozita kërkesë në Kushtetuese

Postuar në 22 Shtator, 2014 14:08

Nesër Komisioni i Ligjeve do të fillojë procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Mbledhja e nesërme do të shqyrtojë kërkesën e 39 deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që sipas Vizion Plus, burime nga mbledhja e deputetëve socialistë thonë se çështja e KLD do të shqyrtohet të enjten nëse do të jetë gati raporti i Komisionit të Ligjeve në lidhje me Çefën dhe Lelçajn. Por ndërsa mazhoranca po nxiton të zgjidhë situatën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë; edhe në kampin tjetër demokratët janë vënë në lëvizje për të penguar shkarkimin e dyshes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme