Vdes në moshën 87 vjeçare, Mike Harari, agjenti kryesor në eliminimin e njësisë palestineze, përgjegjëse për masakrën e Munich-ut më 1972

Postuar në 22 Shtator, 2014 19:03

Ka vdekur në moshën 87 vjeçare, Michael “Mike” Harari, një nga agjentët më operativë dhe më të suksesshëm të shërbimit izraelit “Mossad”. Lajmi ka gjetur vend edhe në mediat kryesore të Perëndimit si “BBC”, apo “La Repubblica”, pasi Hari konsiderohet si njeriu kryesor pas operacionit “Zemërimi i Zotit” që kishte për qëllim eliminimin e të gjithë njësisë palestineze, e cila në vitin 1972, gjatë lojërave olimpike në Munich të Gjermanisë Perëndimore, mori peng dhe ekzekutoi 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit.  Grupi quhej “Shtatori i Zi” dhe pas këtij akti u vu në shënjestër të “Mossad”, duke u ndjekur në të gjithë  Europën. Në këtë kuadër Harari eleminoi një person të pafajshëm në Norvegji, në atë që u bë e njohur si “Çështja Lillehammer” dhe pas këaj ai dha dorëheqjen, që u refuzua nga kryeministrja Golda Meir.  Harari ka një rol kyç edhe në drejtimin e komandos izraelite në shpëtimin e pengjeve në Uganda më 1976. Ai është portretizuar nga aktori Moshe Ivgy në filmin e Steven Spielberg, “Munich”.

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-29310798

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.