Arkiv-Lajme
Dhuna ndaj Strazimirit, Berisha poston në “Youtube” një video me dinamikën e ngjarjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Youtube” një video që ndërton dinamikën e ngjarjes parlamentare ku u qëllua deputeti i PD-së, Genti Strazimiri nga deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Video nis me fjalën e Strazimirit, aludon për sms të kryeministri Rama drejtuar deputetes Olta Xhaçka, që ngrihet dhe i kërkon emra Strazimirit dhe mandej vazhdon me dhunën e dëshmuar edhe nga video e përcjëllë dje në media dhe ndalet te fletë lirimi nga burgu i deputetit Arben Ndoka.
Ekzekutohet Herve Gourdel, pengu francez në Algjeri
Bëhet e ditur se dega algjeriane e ISIS ka ekzekutuar pengun francez Herve Gourdel. Grupi që quhet Jud al-Khilafah ka lëshuar sot një video ku thuhet se pengu francez është ekzekutuar. Në “Twitter” qarkullon edhe një foto ku jepet pamja e dekapitimit të tij. Gourdel është realisht një viktimë e luftës, pasi ai ishte një guidë alpinistësh nga Nisa, pra nuk ka asnjë lidhje me konfliktin.
s.z
Kërcënohet centrali bërthamor i Fukushimas në Japoni nga dy tërmete 5 ballësh
Agjencia Kombëtare Meteorologjike Japoneze njoftoi se dy tërmete, njëri me magnitudë 5 dhe tjetri me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën të mërkurën, në një interval kohe prej më pak se një ore, rajonin e centralit të aksidentuar bërthamor të Fukushimas po prej një tërmeti të paradokohshëm. Gjithsesi nuk është paralajmëruar ndonjë rrezik për cunami. Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, të dy tërmetet ndodhën në të njëjtin vend, në një thellësi prej 50 kilometrash, në orën 12:45 GMT dhe 13:31 GMT.
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për çështjen “Xhuka”
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të PD-së për shpalljen si të pavlefshme dhe antikushtetuese të shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Bëhet fjalë për çështjen e shkarkimit të Zana Xhukës, për të cilën demokratët pretenduan se u shkel ligji dhe procedura parlamentare.
BE mund të ndëshkojë “Google” me një gjobë deri në 4 mld dollarë për thyerje të rregullave të konkurencës
“Google” mund të përballet me një gjobë rekord për shkak të thyerjes së rregullave europiane të konkurencës. Kjo është deklaruar nga shefi i Komisionit Europian për konkurencën, Joaquin Almunia. Hetimi ka nisur si pasojë e ankesës së 20 konkurentëve të “Google”, përfshirë “Microsoft”, sipas të cilëve kompania po përdorte 95% të pjesës së vet në tregun europian, për të drejtuar përdoruesit e internetit drejt rezultateve të kërkimit që i nixrrnin produktet e “Google” në krye të listës.
Përfaqësuesi i FMN-së, Rajnke: “Ulja e borxhit në tri mënyra: Shpenzon më pak dhe takson më pak, ose e kundërta. Qeveria të vendosë”
“News24” i ka marrë një intervistë përfaqësuesit të FMN-së në Shqipëri, Jenjc Rajnke. Rajnke ka folur për angazhimet e qeverisë kundrejt FMN-së, si pjesë e lëvirmit të huasë që ky i fundit dha për Shqipërinë. Dhe për të ulkuir borxhin publik, sipas Rajnkes, ka tri mënyra: “Programi i FMN-së ka si spirancë profilin e borxhit. Ka objektiva specifike për uljen e borxhit. Mënyra se si mund të arrihet aty është nëpërmjet përmirësimit të administrimit tatimor, dhe këtu ka përmirësim, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Ministrat e Jashtëm të Rajonit mblidhen në Nju Jork të flasin për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë
U zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të rajonit, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi, që u mbajt në Nju Jork. Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit. Nëpërmjet këtyre takimeve jo formale synohet krijimi i një mekanizmi koordinimi për gjashtë vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit.
Kosovë, ndryshojnë rregullat e aplikimit për viza
Qytetarët e Kosovës që aplikojnë për viza për në vendet e BE në ambasadat e huaja do të përballen me rregulla të reja duke filluar që nga e enjtja. Bashkimi Evropian ka vendosur një sistem të ri informativ të vizave i cili do të nisë të aplikohet që nga e enjtja në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit që janë të pranishme në Kosovë, por e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit. Sistemi i ri i vizave i detyron qytetarët që gjatë aplikimikt për vizë, të japin në konsullatën përkatëse gjurmët e gishtërinjve si dhe të bëjnë një fotografi dixhiitale.
Agron Gjekmarkaj shkruan për “Pax-Albanica”, por në dritën e vizitës së Papës. Dhe flet për raporte të reja brenda shqiptarëve
Agron Gjekmarkaj shkruan sot te “Panorama” një opinion me titullin: “Pax-Albanica” e Mustafa Nanos dhe vizita e Papës”. Opinioni në fakt është fjala e Gjekmarkajt mbajtur me rastin e promovimit të librit pak ditë përpara vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Ndryshimet e tekstit, janë bërë në funksion dhe në përshtatje me zhvillimet e vizitës, që sipas Gjekmarkajt, i dha të drejtë Mustafa Nanos. “Një sërë hipotezash të shfaqura në këtë tekst që ka luajtur me zjarrin pa i fryrë atij, u vërtetuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, thotë Gjekmarkaj.
Termi “sllav”, tashmë ofendues për maqedonasit. Ministria e Jashtme reagon zyrtarisht ndaj përdorimit të tij nga ambasadori i ri amerikan
Një debat i pazakontë ka lindur së fundmi në Maqedoni. Dhe ky madje në linjë zyrtare. Bëhet fjalë për një kërkesë të plaës maqedonase, sipas së cilës përdorimi i apelativit “sllav” për shumicën e popullsisë në Maqedoni, “lëndon ndjenjat e popullit maqedonas dhe në të njëjtën kohë përdorimi i papërshtatshëm i këtij apelativi mund të ketë ndikime negative si në planin e brendshëm politik, ashtu edhe në atë të jashtëm”.