Arkiv-Lajme

Kodheli entuziaste për kompletimin me armatim të ri të B2K: “Më në fund, do kemi një njësi pa Kallashnikov, imazh i çdo guerrilasi në botë”

Postuar në 25 Shtator, 2014 08:33

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur sot në Parlament, krahas ministrave të tjerë, lidhur me shtimet e fondeve në buxhetin e dikastereve, në kuadër të rishikimit të buxhetit në tërësi. Ministrja ka deklaruar se me këto masa të reja financiare, do të realizohet kompletimi i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë me armatim të ri, për t’iu afruar standardeve të NATO-s.

Ndarja e re Rusi–SHBA, në Moskë flitet për fundin e ekonomisë së dollarit dhe për synimin e SHBA-së për deindustrializimin e Europës

Postuar në 25 Shtator, 2014 08:04

Duket se lufta mes Rusisë dhe SHBA-së po arrin në kuotat e Luftës së Ftohtë. Kësaj radhe është ekonomia fokusi. Dhe nga Rusia vijnë vlerësime dhe informacione që mund të tingëllojnë atipike për t’u përcjellë në Europë. Kështu “Ria Novosti” shkruan për një konferencë të zhvilluar së fundmi në International Information Agency Rossiya Segodny, në të cilën një ekonomist, Mikhail Khazin, i njohur për teorinë e tij të fundit të perandorisë së dollarit, ka deklaruar se ekonomia ruse nuk ka çfarë të përfitojë më, nga një model ekonomik bazuar mbi dollarin.

Ish-kryeministri Berisha: “Ka nisur skenari “Papandreu” për ekonominë shqiptare”

Postuar në 25 Shtator, 2014 07:22

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komunikuar sot në “Facebook” nisjen e skenarit “Papandreu” për Shqipërinë. Kjo ditën që në Parlament diskutohet rishikimi i buxhetit. “Skenari “Papandreu” për ekoniminë shqiptare ka filluar. Pas rënies në 1% të rritjes nominale, dëshmi e futjes së ekonomise në reçension, dje FMN njoftoi se qeveria ka rritur rritur në 72% borxhin publik, nuk bën investimet dhe nuk po mbledh taksat, ndaj duhen rritur me tej taksat dhe çmimi i energjisë.

Në nderim të Rumiut/“Dervishët Fluturues” performojnë në Vatikan

Postuar në 25 Shtator, 2014 06:59

Një grup sufijsh të drejtimit Mevlevi kanë zhvilluar një ceremoni të pazakontë në Vatikan, në Palazzo della Cancelleria në datën 24 shtator. Ceremonia u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar Mevlana dhe Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit dhe asistua edhe nga kardinali Leonardo Sandri, prefekti i Kongregacionit për Kishat Orientale në Kurinë Romane. Ceremonia u zhvillua si shenjë nderimi dhe përkujtimi ndaj filozofit dhe poetit të madh pers Rumiu, pasuesit e të cilit themeluan Urdhrin Mevlevi në shekullin XIII.

Propozimi i PDK-së: Thaçi kryeministër. Propozimi i LDK-së: Isa Mustafa kryeministër

Postuar në 25 Shtator, 2014 06:31

Para disa ditësh kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi në Kosovë, Arsim Bajrami, deklaronte se zgjidhja për krizën politike është konsensusi që Hashim Thaçi të jetë kryeministër dhe Isa Mustafa kryetar Kuvendi. Sot, një nga përfaqësuesit e LDK-së, Lutfi Haziri, ka përmbysur skemën: “...Zgjidhja më i mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër. Për këtë qëllim LDK-ja e ka nominuar gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit...”, tha ndër të tjera Haziri. Në këto kushte kriza institucionale në Kosovë mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.

Rishikimi i buxhetit, ministri i Financave: “Paraardhësi im duhet të heshtte. Edhe buxheti 2015 do të ketë të reja. Këtej e tutje, më mirë do të bëhet”

Postuar në 25 Shtator, 2014 04:21

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka folur sot për Aktin Normativ që merret me rishikimin e buxhetit, në të cilin qeveria ka parashikuar rritje fondesh për disa sektorë. Ministri është shprehur optimist, ashtu si edhe kryeministri pak kohë më parë, kjo edhe pse rishikimi me rritje është një shenjë e mirë. “Ekonomia është në rrugë të mbarë”, tha Cani që ka replikuar edhe me parardhësin e tij, Ridvan Bode.  “Unë mendoja se parardhësi im do të duhet të heshtte për këtë. Sipas tij të ardhurat shtesë na qenkan paguar nga qytetarët. Dhe jo nga biznesi. Është krejt e kundërta.

Dorëzimi i mandateve, Kuvendi plotësoi vakancën me katër deputetë të rinj: Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Anila Agalliu dhe Luljeta Arapi

Postuar në 25 Shtator, 2014 04:09

Kuvendi ka plotësuar sot vakancën e krijuar nga dorëheqja nga mandati i deputeteit të katër ministrave aktualë të qeverisë. Konkretisht bëhet fjalë për dorëheqje nga mandati i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të ministres aktuale për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

“Mbipopullim” me meshkuj në Mal të Zi për shkak të abortit selektiv. Sipas OKB-së, në listë edhe Shqipëria, Azerbajxhani, Armenia dhe India

Postuar në 25 Shtator, 2014 03:52

Duket se aborti selektiv në funksion të pritjes së një fëmije mashkull. “Balkan Insight” shkruan se në Mal të Zi ky është kthyer në një problem të inbalancës, sa kohë që aborti selektiv po çon në raporte si 100 fëmijë vajza për 110 lindje të fëmijëve meshkuj. Përcaktimi i seksit të fëmijës në fazën prenatale tani mund të bëhet me 500-700 euro vetëm duke analizuar gjakun e nënës. Dhe kjo sipas drejtorit të Qendrës së Gjenetikës Mjekësore dhe të Imunologjisë, Olivera Miljanoviç ka sjellë edhe këtë ndryshim të raportit të lindjeve.

OST kërkon rritje prej 10% të tarifës së transmetimit të energjisë

Postuar në 25 Shtator, 2014 03:06

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka nisur proicedurat e aplikimit për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë. Bëhet e ditur se rritja e kërkaur shkon në masën 10%. “Për familjarët, është propozuar që të dy tarifat të rriten në një masë të vogël. Kështu, për fashën e konsumit deri në 300 kilovatorë në muaj do të përdoret tarifa prej 8 lekësh të reja për një kilovatorë, në rritje me 0.3 lekë, nga 7.7 lekë që është aktualisht.

Rexhepi: Kosova nuk është vend i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare

Postuar në 25 Shtator, 2014 03:03

Bajram Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme, ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare, pot thotë se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar. Në një citim që publikon gazeta “Express” Rexhepi thotë: “Realisht askush nuk mund të thotë 100% jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme