Rishikimi i buxhetit, ministri i Financave: “Paraardhësi im duhet të heshtte. Edhe buxheti 2015 do të ketë të reja. Këtej e tutje, më mirë do të bëhet”

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka folur sot për Aktin Normativ që merret me rishikimin e buxhetit, në të cilin qeveria ka parashikuar rritje fondesh për disa sektorë. Ministri është shprehur optimist, ashtu si edhe kryeministri pak kohë më parë, kjo edhe pse rishikimi me rritje është një shenjë e mirë. “Ekonomia është në rrugë të mbarë”, tha Cani që ka replikuar edhe me parardhësin e tij, Ridvan Bode. “Unë mendoja se parardhësi im do të duhet të heshtte për këtë. Sipas tij të ardhurat shtesë na qenkan paguar nga qytetarët. Dhe jo nga biznesi. Është krejt e kundërta. TVSh prej 216 milionë dollarësh s’ka ardhur nga njerëzit, por nga biznesi, sepse biznesett pranë ish-ministrit së Financave dhe ish-kryeministrit nuk i marrin më këto para. Populli i ka paguar gjithnjë, por paratë nuk rfundonin në xhepat ebuxhetit” ka thënë Cani. Kjo rritje e të ardhurave duket se po e ndihmon shumë qeverinë, jo vetëm me faktin se vijnë në një kohë të vështirë, por sepse po japin modelin praktik sesi të mbahet ky nivel edhe në të ardhmen. Në këtë kuptim, Cani ka deklaruar se edhe buxheti 2015, që do të prezantohet në javët në vijim, do të ketë të reja të tjera. “Këtej e tutje më mirë do të bëhet”, tha ai.
s.z
Add new comment