OST kërkon rritje prej 10% të tarifës së transmetimit të energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka nisur proicedurat e aplikimit për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë. Bëhet e ditur se rritja e kërkaur shkon në masën 10%. “Për familjarët, është propozuar që të dy tarifat të rriten në një masë të vogël. Kështu, për fashën e konsumit deri në 300 kilovatorë në muaj do të përdoret tarifa prej 8 lekësh të reja për një kilovatorë, në rritje me 0.3 lekë, nga 7.7 lekë që është aktualisht. Ndërkohë, për tarifimin e dytë do të përdoret çmimi 14 lekë për një kilovatorë, nga 13.5 që është aktualisht”, njofton “Balkanweb” që ka bërë edhe një llogari: “Rritja reale do të ishte në shifra minimale për familjarët. Kështu psh për një konsum 200 kilovatorësh, do të kalohej nga një faturë me vlerë 1.848 lekë, në 1.920 lekë, pra me rritje nominale përfshirë TVSH-në në masën 70 lekë. Ndërkohë, për një konsum 600 kilovatorë, rritja në një muaj do të ishte nga 7.632 lekë, në 7.920 lekë, pra afro 300 lekë në muaj. Edhe për një konsum në masën 1 mijë kilovatorë, fatura me TVSH do të ishte 12.200 lekë, nga 11.760 lekë, 560 lekë më shumë në një muaj”. Procedurialisht do të dorëzojë kërkesë edhe KESH dhe OSHEE dhe mandej do të jetë Enti Rregullator i Energjisë ai që do të vendosë. Para pak ditësh edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri foli për këtë çështje dhe u shpreh se qeveria do të mbrojë konsumatorët.
s.z
Add new comment