Arkiv-Lajme
Shqiptaro-izraeliti David Kantozi, një tjetër aplikant për postin e Guvernatorit të Bankës
Edhe një tjetër kandidat i shtohet listës së aplikuesve për detyrën e kreut të Bankës së Shqipërisë. Një hebre i lindur në Shqipëri, David Kantozi, i cili aktualisht punon e jeton në Izrael ka aplikuar për postin e kreut të Bankës. Kantozi është ekspert financash në Izrael, por ka lindur në Shqipëri. Ai punon si zv/menaxher në Izrael Financial Service. “Është nder dhe krenari nëse arrij ta bëj këtë gjë. E kam nisur karrierën time në Bankën e Shtetit në vitin 1988, e kam pasion dhe dëshirë, me gjithë eksperiencën që kam në 25 vite të arrij të kontribuoj për vendin tim.
Nëse duam të shmangim katastrofën, rritja e temperaturës globale duhet të jetë vetëm 2 gradë, thotë Figueres
Shkenca e ka bërë të qartë se ka vetëm një rrugë për të shmangur përkeqësimin e pakontrollueshëm të klimës, me përmasa katastrofike: Kufizimin e rritjes së temperaturës globale vetëm me dy gradë, thotë në një intervistë për Dojçe Vele, e ngarkuara e OKB-së për Klimën, Kristiana Figueres. Në Nju Jork është duke u zhvilluar samiti për Klimën, i thirrur nga Ban Ki Mun, ku merr pjesë edhe një delegacion shqiptar.
Fatmir Xhafaj: Komision hetimor në Kuvend për Çefën dhe Lelçajn
Ndërkohë që nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa dhe anëtari Lulzim Lelçaj janë paraqitur 30 minuta me vonesë, Komisioni i Ligjeve u mblodh sot pasdite, në orën 17:00, për të shqyrtuar kërkesën e 30 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e tyre, me argumentin se kanë shkelur rëndë ligjin. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj deklaroi në nisje se ky komision ka funksion procedural dhe jo hetimor, prandaj u propozua ngritja e një komisioni hetimor për ngjarjen në fjalë, kërkesë kjo që do i kalojë Kuvendit.
Intervista/ Historiania Elena Kocaqi: 4000 vite histori shqiptare nuk e shkruajnë dot 7 historianë
Faktet e reja përmbysin të vjetrat. Dhe kështu qenka e thënë, që historia të shkruhet vazhdimisht. Por duket se me historinë e Shqipërisë është edhe më keq se kaq. Të paktën në bibliotekën time kam disa “Histori Shqipërie”, shkruar nga personalitete, por dhe një përmbledhje prej 4 vëllimesh botuar pak vite më parë dhe që mban vulën e Akademisë së Shkencave. Por vendimi i fundit i qeverisë, për të ngritur një grup pune prej 7 historianësh, me qëllim që të rishkruajnë historinë, më kanë vënë në dilemë: cila është historia jonë?
I vendosin eksploziv poshtë sediljes së makinës, policia rrethon zonën
E gjen makinën të hapur dhe konstaton një sasi eksplozivi poshtë sedijes. Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës pasditen e së martës. Fatjon Vrapi njoftoi uniformat blu pasi kishte gjetur të hapur makinën e tij tip “Alfa Romeo” dhe ajo që kishte shtuar dyshimet e tij ishte një pako në sediljen e pasme. Ngjarja ndodhi në Tiranë, në afërsi të “21 dhjetorit” në rrugën “Ylbere Bykykbashi”. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie të cilat rrethuan zonën, dhe në vendngjarje u zbulua se pakoja e dyshimtë kishte 50 gram eksploziv.
Arrest shtëpie për manjatin e teknologjisë Jevtushenkov. Kremlini drejt një “Jukos” të dytë
Kishte kohë që të paktën zyrtarisht, Kremlini nuk po sulmonte oligarkët rusë pas rastit Jukos dhe manjatit Kodorkovski. Por miliarderi rus Vladimir Jevtushenkov është vendosur në arrest shtëpiak. Pas procedurës penale kundër themeluesit të koncernit “Systema” mendohet të jetë një i besuar i Putinit, thonë vëzhguesit. Ai i fitonte miliardat jo me lëndë të parë, por kryesisht në sektorin e teknologjisë së lartë. Ky fakt e dallon 65-vjeçarin Jevtushenkov nga oligarkët e tjerë rusë.
Putin rikthen Xherxhinskin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dekretuar ndryshimin e emrit të një njësie policore elitë, duke i kthyer asaj emrin e dikurshëm. Dhe ky emër është “Feliks Xherxhinski”, të cilin njësia e ka mbajtur që nga viti 1926 deri më 1994, kur iu ndryshua. Lajmi bëhet i ditur nga “The Moscow Times”, e cila nënvizon rolin e Xherxhinskit, i cili si drejtuesi parë i policisë sekrete sovjetike, Çeka-sa, akuzohet për vrasje masive gjatë Luftës Civile. Ndërkohë në Moskë është rikthyer statuja e tij, pikërisht aty ku qëndronte edhe më parë, në sheshin “Lubjanka”.
Sociologët thonë se rrjetet sociale po keqpërdoren në nxitjen e urrejtjes
Rrjetet sociale si Facebook dhe Twiter, por edhe faqet e ndryshme të internetit, kohëve të fundit në Kosovë, kanë qenë të mbushura me komente dhe deklarime që kanë nxitur urrejtje politike, ndërfetare e ndëretnike. Në një shkrim të saj në faqen online, “Radio Evropa e Lirë” se sociologët dhe psikologet, konsiderojnë se kjo dukuri, duhet të ndalet pasi që sipas tyre, kjo gjë mund të marrë përmasa shqetësuese. Për këtë arësye “Radio Evropa e Lirë” i është drejtuar Profesorit të psikologjisë në Fakultetin e Filozofisë, Mytafer Haskuka.
Braçe: Banka Qendrore, asnjë lek nga buxheti i shtetit. Të kursejë nga luksi që ka krijuar
Një ndër kritikuesit më të ashpër të mënyrës se si është menaxhuar Banka e Shqipërisë, Kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit se paratë e vjedhura në BSH do zëvendësohen nga buxheti i shtetit. Ai ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit. Sipas Braçes, nuk mund të jepen lekët e qytetarëve për luksin e BSH-së. “Nëse Bankës së Shqipërisë do t’i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve”, ka thënë deputeti socialist.
a.k
Prokuroria e përgjithshme vë nën hetim tre deputetë. Ndoka-Ndreu për incidentin Strazimiri, dhe Astrit Veliaj për ndërtim pa leje
Tre deputetë janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme. Njoftimi I organit të akuzës rendit emrat e deputetëve Astrit Veliaj, i Partisë Demokratike, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të Partisë Socialiste. Numri i zyrtarëve të vënë nën hetim mund të jetë më i madh, ndërsa aktualisht shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjitshme po jep një konferencë për shtyp.