Sociologët thonë se rrjetet sociale po keqpërdoren në nxitjen e urrejtjes

Rrjetet sociale si Facebook dhe Twiter, por edhe faqet e ndryshme të internetit, kohëve të fundit në Kosovë, kanë qenë të mbushura me komente dhe deklarime që kanë nxitur urrejtje politike, ndërfetare e ndëretnike. Në një shkrim të saj në faqen online, “Radio Evropa e Lirë” se sociologët dhe psikologet, konsiderojnë se kjo dukuri, duhet të ndalet pasi që sipas tyre, kjo gjë mund të marrë përmasa shqetësuese. Për këtë arësye “Radio Evropa e Lirë” i është drejtuar Profesorit të psikologjisë në Fakultetin e Filozofisë, Mytafer Haskuka. Ai thotë se kohëve të fundit grupet të caktuara kanë filluar që rrjetet sociale t’i përdorin për qëllime të tyre, ku qartë në profile vërehet nxitja e urrejtjes. Haskuka thotë se ky fenomen në një farë mase mund të merret si shqetësim dhe konsideron që organet sigurisë duhet të ndërmarrin masa. Me Kodin Penal të Kosovës, në nenin 147, mes tjerash thuhet se: Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet. “Radio Evropa e Lirë” ka cituar edhe sociologun Artan Muhaxhiri, ligjërues në Fakultetin e Filozofisë, i cili tregon se kohëve të fundit është vërejtur në rrjetet sociale gjuha e urrejtje. Ai thekson se rrjetet sociale po konsiderohen shumë të shpejta në përhapjen e lajmeve, ndaj grupe të caktuar janë duke bërë propaganda të ndryshme që shpesh mund të hasesh edhe në ato të gjuhës së urrejtjes. “Rrjetet sociale, janë krijuar për të dhenë informacione të shpejta, por në rastin e Kosovës dhe në disa vende të tjera, rrjetet sociale po keqpërdoren” thotë për “Radion Evropa e Lirë” profesori tjetër i sociologjisë Fadil Maloku.
L.V
http://www.evropaelire.org/content/article/26600417.html?fromExternalWidget=true
Add new comment