Arkiv-Lajme

Anija “Mangalayaan” e Indisë, arrin orbitën e Marsit. Lajm edhe kostoja e misionit, kryeministri Modi: “Kushtoi më pak se filmi “Gravity”"

Postuar në 24 Shtator, 2014 03:39

India ka regjistruar sot pa frikë një arritje në plan global. Anija kozmike Mangalyaan ka arritur në orbiëtn e planetit Mars, duke bërë kështu vendi i katërt, krahas SHBA-së, Rusisë dhe Europës që arrin këtë objekitv. Por duke qenë vendi i parë. Lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër të dhënë jo të zakonshme. Kështu Mangalyaan ka kushtuar vetëm 67 milionë dollarë, ndërkohë që misioni amerikan, MAVEN, ka kushtuar 10 herë më shumë.

Nishani takim me pёrfaqёsues tё Organizatave tё Komunitetit hebreo-amerikan nё SHBA."Përkrah partnerëve, në luftën kundër të keqes globale"

Postuar në 24 Shtator, 2014 03:32

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi takime tё veçanta me njё delegacion tё Komitetit Hebreo-Amerikan, me drejtues të B’nai B’rith, organizatës së hebrenjve amerikanë me seli në New York dhe me  njё pёrfaqёsi nga Kongresi Botёror Hebre. Faqja zyrtare e Presidencës bën me dije se nё qendër tё takimeve ishin marrёdhёniet shqiptaro-amerikane, dhe ato ndërmjet Shqipёrisё dhe Izraelit, bashkёpunimi i Shqipёrisё me komunitetin hebre nё Shtetet e Bashkuara dhe vende tё tjera, lufta kundёr antisemitizmit dhe çёshtjet e sigurisё nё vijim tё zhvillimeve mё tё fundit.

Presidentja Atifete Jahjaga i kërkon Armenisë të njohë Kosovën

Postuar në 24 Shtator, 2014 02:53

107 shtete e njohin Kosovën, por presidentja Jahjaga po kërkon që numri të rritet edhe më. Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga takoi ministrin e jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan. Ata diskutuan për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, në përpjekje për të forcuar subjektivitetin shtetëror.

Pengili sfidon me një nga pjesët më të vështira për violinistët ,“24 Capricci” e Paganinit

Postuar në 24 Shtator, 2014 01:52

Violinisti virtuoz shqiptar Alban Pengili, që po paraqitet me sukses në skenën muzikore gjermane, do të ketë prezantimin e tij të radhës më 25 shtator në Bochum. “Info Kult” bën të ditur se në repertorin e mjeshtrit të violins do të jetë “24 Capricci” për violinë solo e Paganinit, vepër e cila njihet si njëra ndër më të vështirat dhe më sfidueset për violinistët kudo në botë. Ndërkohë që më 4 tetor Pengili do të japë koncert në Shqipëri, në Fakultetin e Arteve në kuadrin e “Ditëve Gjermane” që i kushtohen Festës Nacionale të bashkimit të Gjermanisë, 3 tetorit.

Ligjvënësit amerikanë reagojnë ndaj sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik: Natyra e misionit të SHBA-ve po ndryshon

Postuar në 24 Shtator, 2014 01:33

“Zëri i Amerikës” thotë se ligjvënësit amerikanë reaguan ndaj sulmeve të para ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri. Disa udhëheqës të kongresit përshëndetën veprimin e ndërmarrë nga Presidenti Barack Obama. Por disa ligjvënës të tjerë thonë se natyra e misionit të Shteteve të Bashkuara po ndryshon, dhe se Kongresi duhet të debatojë dhe të votojë për autorizimin e një fushate më të gjerë dhe më të qëndrueshme ushtarake kundër grupeve terroriste në Irak dhe Siri.

Ministri i Brendshëm: “Çështjet e Skerdilajd Konomit dhe të Fatmir Xhindit, janë dëmtuar provat. Çështja “Santo” hyn tek ato tepër të vështira”

Postuar në 23 Shtator, 2014 19:05

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë sot i ftuar në emsionin “Tonight Ilva Tare”. Tahiri ka folur për thuajse të gjithë problematikën e aktualitetit, si lufta kundër drogës, siguria në vizitën e Papës, takimet e fundit me Prokurorin e Përgjithshëm, por edhe për vrasjet e pazbardhura. Pyetja e moderatores Ilva Tare ka qenë e drejtpërdrejtë:  “A do të ketë kërkesë nga ana juaj për hapje të dosjeve të tjera të quajtura të pazgjidhura?”. Me këtë, Tare i është referuar vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por edhe atë të ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi.

Turqia, pro operacioneve, kurse SHBA njofton ridislokimin në Irak. Lajme jozyrtare për shtrirjen e ISIS në Egjipt. Assad, i fituari i momentit

Postuar në 23 Shtator, 2014 18:03

Ndërsa ka hyrë dita e dytë e bombardimeve ajrore të SHBA dhe aleatëve të saj ndaj pozivcioneve të ISIS në Siri, disa zhvillime të reja flasin për paqëndrueshmërinë e situatës. Së pari, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se është gati të mbështesë operacionet ushtarake të ndërmarra aktualisht, qoftë ushtarakisht, qoftë me logjistikë(http://www.todayszaman.com/diplomacy_erdogan-signals-turkey-could-give-m...).

Ofensiva kundër ISIS, familjarët e pengut britanik druajnë më të keqen

Postuar në 23 Shtator, 2014 15:31

Jetët e njerëzve të rrezikuar drejtpëdrejt, përballë strategjisë së madhe për të luftuar shtetin islamik, është një dilemë e rishfaqur sot. Familjarët e pengut britanik Alan Henning thonë se ata kanë marrë një mesazh me zë të tij duke u lutur për jetë e tij. Në një deklaratë, gruaja e Hennings, Barbara thotë se Shteti Islamik "po injoron lutjet tona për hapjen e bisedimeve”. "Unë dhe njerëzit që më përfaqësojnë vazhdojmë për të arritur deri te ata që e mbajnë Alan", thotë ajo. Taksisti nga Eccles në Salford, u kap teksa po ndihmonte në Siri në muajin dhjetor.

PDK-ja bën lëshimin maksimal: “Thaçi kryeministër, Mustafa kryeparlamentar”

Postuar në 23 Shtator, 2014 15:30

“Koha Ditore” raporton për ofertën më të madhe të mundshme që Partia Demokratike mund të bëjë për të kapërcyer ngërçin politik të krijuar prej muajsh të tërë. Këtë e ka bërë të ditur në emisionin “Rubikon”, kandidati i PDK-së për kryeparlamentar Arsim Bajrami. “Isa Mustafa mund të jetë kryetar Parlamenti me kusht që Hashim Thaçi të jetë shef i qeverisë. Kaq mund të bëjë PDK-ja për tejkaluar ngërçin”, është shprehur si “KD” Arsim Bajrami.

Rrahja e Strazimirit, pamjet filmike tregojnë incidentin e Kuvendit

Postuar në 23 Shtator, 2014 14:05

Baza prej të cilës Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzat ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, janë pamjet e regjistruara nga një prej kamerave të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë. Në pamjet e shfaqura nga TCH duket deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka, i cili pasi e tërheq nga xhaketa e godet disa herë me grushte në fytyrë. Kanë qenë deputetët e pranishëm në hollin e Kuvendit ata që kanë bërë të mundur ndaljen e konfliktit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme