Ligjvënësit amerikanë reagojnë ndaj sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik: Natyra e misionit të SHBA-ve po ndryshon

“Zëri i Amerikës” thotë se ligjvënësit amerikanë reaguan ndaj sulmeve të para ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri. Disa udhëheqës të kongresit përshëndetën veprimin e ndërmarrë nga Presidenti Barack Obama. Por disa ligjvënës të tjerë thonë se natyra e misionit të Shteteve të Bashkuara po ndryshon, dhe se Kongresi duhet të debatojë dhe të votojë për autorizimin e një fushate më të gjerë dhe më të qëndrueshme ushtarake kundër grupeve terroriste në Irak dhe Siri. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Kryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Karl Levin u shpreh se “është historike që në këto sulme janë përfshirë vende si Bahreini, Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve”. Ndërkohë republikani John Boehner tha se ai mbështet sulmet ajrore të urdhëruara nga presidenti, nëse ato janë vetëm një hap në atë që duhet të jetë një përpjekje më e gjërë për mposhtjen e organizatës terroriste. Por disa ligjvënës shprehën shqetësimin e tyre mbi sulmet ajrore duke thënë se natyra e veprimeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara është duke ndryshuar. Senatori demokrat Tim Kaine foli në një diskutim në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington.
L.V
Add new comment