Arkiv-Lajme
Pjesëmarrja e të huajve në kompanitë mediatike ruse vihet në shenjestër
“Deutsche welle” thotë se Duma do ta kufizojë në mënyrë të konsiderueshme pjesën e kapitalit të huaj në median ruse. Sipas një anlize të saj kjo do ta shkatërrojë përfundimisht tregun e pavarur mediatik komercial në Rusi. Përqindja e aksionerëve të huaj në median ruse duhet të kufizohet në të ardhmen maksimalisht në 20 për qind. Ndryshimi i ligjit u miratua që në leximin e parë nga Dhoma e ulët e parlamentit rus. Deri tani të huajt lejohen të posedojnë maksimalisht 50 për qind të kompanive mediatike ruse.
Dy studime/Uji në Tokë më i vjetër sesa Dielli dhe “Big-Bang” mund të jetë një “mirazh” i vëzhgimit të kozmosit
Dy studime që lidhen me origjinën e kozmosit dhe të jetës në Tokë, mund të rezultojnë thelbësore në ndryshimin e premisave studimore të deritanishme. Së pari një studim i Universitetit të Michiganit i cili sugjeron se uji që gjendet në Tokë, është më i vjetër sesa krijimi i Diellit. Kjo sipas revistës “Space” ka ndodhur për shkak se uji, në formën e akullit ndëryjor i ka mbijetuar procesit të dhunshëm të lindjes së Diellit për t’u inkorporuar mandej në masën e planetit.
Dramë njerëzore në Fullqet të Matit, babai lidh me litar 3 fëmijët e sëmurë mendorë
Një dramë përtej njerëzores, me fate njerëzish në udhëkryq. Aty në fshatin Fullqet të Matit tre protagonistët e kësaj drame janë tre fëmijë me probleme mendore, dy vajza dhe një djalë në moshën 18,13 dhe 10 vjec, ku më të voglat janë vajzat.
Basha në “Opinion”: “Rama e ka mbushur Veriun(por edhe Jugun) me kryekomunarë me rekorde kriminale”. Një tezë kjo e shprehur edhe më herët
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur në hapje për çështjen e ditës, që është dhuna ndaj deputetit Strazimiri dhe më tej, fakti që në Parlament ka deputetë me precedentë penalë. Parimisht Basha dhe opozita ka të drejtë në këtë çështje, pasi lista e deputetëve është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë. Ndaj edhe përgjegjësia për rastin e Arben Ndokës, për të cilin është publikuar edhe një fletë lirimi nga burgu, shkon te kryeministri aktual.
Presidenti maqedonas: “Koha që Perëndimi të veprojë. Po krijohet vakuum në rajon. Nuk duhet të përjashtojmë skenarin e një Kalifati Ballkanik”
Kërcënimi nga ekstremizmi islamik dhe sidomos nga importimi i praktikave ushtarake të xhihdaistëve që luftojnë aktualsht në Siri, po kthehen në axhendë të politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që duhet thënë se nuk u mungon një qasje pragmatiste në të gjithë këtë. Përveç kryeministrit shqiptar që po shfrytëzon impkatin e vizitës së Papës dhe të Konferencës së Berlinit, për të thyer edhe paragjykimet e fundit në Perëndim, edhe presidenti maqedonas po bën thuajse të njëjtën gjë.
Irakenët njoftojnë sërish për kërcënime nga ISIS. Kësaj radhe informacioni flet për goditje ndaj metrove në SHBA dhe në Paris
Kryeiministri iraken Haider al-Abadi ka deklaruar se ISIS po përgatit një komplot për goditu metrotë në SHBA dhe në Paris. Mirëpo autoritetet amerikane kanë reaguar duke thënë se nuk kanë dijeni për këtë gjë, ndërkohë që Al-Abadi ka vijuar duke u shprehur se ia ka adresuar informacionin e marrë nga militantë të arrestuar në Irak, Washingtonit. Ishin po irakenët që informuan edhe për sulme eventuale ndaj Papës gjatë vizitës së tij në Tiranë.
http://www.bbc.com/news/world-us-canada-29369855
s.z
Kryeministri komenton në “Huffington Post”: “Europa ka nevojë për Ballkanin. Dhe ne kemi një rol për të lozur në kushtet e luftës që ka nisur”
“Huffington Post” boton sot një opinion të Edi Ramës, kryeministër aktual i Shqipërisë, i cili merret me vizitën e Papa Frençeskut në Tiranë. Rama vlerëson maksimalisht vizitën, flet me krenari për pritjen e që shqiptarët i bënë Bergolios, pavarësisht përkatësisë fetare. “Mesazhi dërguar botës është vital në këto kohë. Sepse, sic edhe Papa Françesku i tha turmës, Lufta e Tretë Botërore, ka nisur tashmë”, komenton Rama. Më tej kryeministri i Shqipërisë prek temën e konfliktit në Lindjen e Mesme, ku operon grupi militant ISIS.
Kosovë, dalin nga paraburgimi imamët Enis Rama dhe Ekrem Avdiu
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se dy imamë që u arrestuan në valën e fundit të arrestimeve për dyshime të mbështetjes së ekstremizmit, do të lirohen nga burgu. Bëhet fjalë për Enis Ramën dhe Ekrem Avdiun, të cilët dalin nga paraburgimi sipas kërkesës të bërë nga prokurori Haki Gecaj.
s.z
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, thotë për “Sot”: “Për Olldashin është e vështirë të besohet se ka qenë aksident”
Ish-ministri i Mbrojtjes, mjeku Sabit Brokaj, ka dhënë një prononcim për gazetën “Sot” në të cilën shpreh dyshime për raportin e Prokurorisë për dosjen e aksidentit të Sokol Oldashit. Madje Brokaj, sipas citimit që sjell “Sot” thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për aksident, madje edhe në cilësinë e mjekut, Brokaj shpreh dyshime për raportin mjeko-ligjor. Po japim prononcimin e Brokajt, ashtu siç sillet në faqen e gazëtës “Sot”: “Për vrasjen e Sokol Olldashit kanë dalë shumë materiale nga ekspertët.
Bashkohen dojset hetimore të Fullanit. Një hetim edhe për auditin e BSH-së. Por ende e paqartë: Për rrjedhjen e sekretit bankar do të ketë hetime?
“Vizion Plus” raporton duke iu referuar burimeve të veta anonime, se dosja e hetimore për Ardian Fullanin do të bashkojë në një të vetme dosjet e hapura ndaj tij. Kështu dosja që merret me akuzën e ngritur për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve do të bashkohet me atë të hapur për abuzim me fondet e BSh-së. Kjo akuzë e dytë erdhi pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që përcoli këto raportime për fondet e përdorura nga BSh. “Në këtë mënyrë Fullani ndahet nga të pandehurit e tjerë, të akuzuar për vjedhjen ne thesar”, thotë “VP”.
