Pjesëmarrja e të huajve në kompanitë mediatike ruse vihet në shenjestër

“Deutsche welle” thotë se Duma do ta kufizojë në mënyrë të konsiderueshme pjesën e kapitalit të huaj në median ruse. Sipas një anlize të saj kjo do ta shkatërrojë përfundimisht tregun e pavarur mediatik komercial në Rusi. Përqindja e aksionerëve të huaj në median ruse duhet të kufizohet në të ardhmen maksimalisht në 20 për qind. Ndryshimi i ligjit u miratua që në leximin e parë nga Dhoma e ulët e parlamentit rus. Deri tani të huajt lejohen të posedojnë maksimalisht 50 për qind të kompanive mediatike ruse. Ligji i ri përcakton edhe që të huajt, personat pa shtetësi dhe qytetarët rusë të mos lejohen të krijojnë më media. Nëse ndryshimet e ligjit do të miratohen përfundimisht, ata do të shkatërronin faktikisht median e pavarur komerciale në Rusi, thotë menaxheri rus i medias Anton Nosik. Ligji i ri do të kishte praktikisht ndikim në të gjitha mediat joshtetërore në Rusi.
L.V
Add new comment