Presidenti maqedonas: “Koha që Perëndimi të veprojë. Po krijohet vakuum në rajon. Nuk duhet të përjashtojmë skenarin e një Kalifati Ballkanik”

Kërcënimi nga ekstremizmi islamik dhe sidomos nga importimi i praktikave ushtarake të xhihdaistëve që luftojnë aktualsht në Siri, po kthehen në axhendë të politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që duhet thënë se nuk u mungon një qasje pragmatiste në të gjithë këtë. Përveç kryeministrit shqiptar që po shfrytëzon impkatin e vizitës së Papës dhe të Konferencës së Berlinit, për të thyer edhe paragjykimet e fundit në Perëndim, edhe presidenti maqedonas po bën thuajse të njëjtën gjë. Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, Ivanov ka përsëritur me forcë sfidën e sigurisë që has vendi i tij, por edhe Ballkani. Madje ai ka tërhequr vëmendjen te fakit se fjalët e xhihadistëve për të krijuar Kalifatin Ballkanik, nuk duhen parë thjesht si përçartje. “Aktualisht rajoni i Ballkanit nuk përfaqëson një bazë operacionale për rrejtin ndërkombëtar të terrorizmit. Gjithesesi, ne duhet të kuptojmë se ky nuk është një kërcënim i përkohshëm, por i përhershëm, për të cilin duhet të përgatitetmi. Ne nuk duhet të përjashtojmë si të pamundur mundësinë e skenarëve ekstremë dhe kërcënimet verbale të luftëtarëve të huaj për krijimin e një të ashtuquajturi Kalifat Ballkanik. Ne jemi nën kërcënim konstant. Rajoni ynë dhe vendet tona nuk janë të përgatitura për këtë kërcënim”, tha ndër të tjera Ivanov. AI ka përsëritur disa herë se bllokimi i hyrjes në NATO të vendit të tij është i paligjshëm, sikurse edhe fakti se shtyrja e zgjerimit të BE-së, krijon vakum në rajonin më të ekspozuar.
http://www.president.gov.mk/en/media-centre/speeches/2895-sb25092014.html
s.z
Add new comment