Arkiv-Lajme

Meta në panairin agro-ushqimor: Projekti TAP do ta kthejë Skraparin në një nyje të rëndësishme

Postuar në 27 Shtator, 2014 13:11

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm në panairin agro-ushqimor në qytetin e Çorovodës mbajti një fjalë ku tha: “Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit mjaft të rëndësishëm dhe strategjik TAP, të cilat cilat do ta kthejnë në një nyje të rëndësishme, jo vetëm për këtë investim strategjik, por dhe do t’i japë mundësinë që përmes krijimit të infrastrukturës së këtij investimi, të lidhet njëherë e përgjithmonë edhe me rrethet e tjera, e sidomos me Korçën”. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.

Vete gjuha ku dhemb dhembi?

Postuar në 27 Shtator, 2014 11:44

Nëse ka ndonjë gjë historike Kuvendi i sotshëm Kombëtar i Partisë Demokratike, kjo padyshim është fjala e ish-drejtuesit të saj, Sali Berisha. Kjo sepse gjithçka tjetër është formalitet. Edhe kooptimet nga “e majta progresiste” janë më shumë në vijim të praktikës së z. Berisha për të zgjeruar sa më shumë rrezen e interesit në përfaqësimin në parti. Fjala e tij është moment i rëndësishëm, sepse në të, ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-president i Republikës, ka dalë me disa qëndrime, të cilat shpesh i janë mveshur në mënyrë të aluduar, por që as në vitin 1997, nuk i ka shprehur hapur.

Katalonja si Skocia, më 9 nëntor referendumin për pavarësi nga Spanja. Presidenti Artur Mas nënshkruan dekretin

Postuar në 27 Shtator, 2014 11:07

Më 9 nëntor rajoni i Katalonjas do të mbajë referendumin ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre për pavarësi nga Spanja. Për këtë votim presidenti i rajonit të Katolonjës Artur Mas ka nënshkruar dhe dekretin. Ai tha se dëshiron që Katalonja të mbajë një referendum të stilit skocez dhe i bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë në Madrid që të respektoje të drejtën e qytetarëve të këtij rajoni. Kjo iniciativë e ngjashme me atë për shkëputjen e Skocisë nga Britania, megjithatë, nuk ka mbështetjen e qeverisë qëndrore të kryeministrit të qendrës së djathtë Mariano Rahoj.

Ebola, virologu Piot: “I ngjan një stuhie”. Në Liberi, një mjek teston me sukses lamivudinën, medikament i përdorur kundër HIV-AIDS

Postuar në 27 Shtator, 2014 10:00

“Der Spiegel” i ka marrë një intervistë virologut belg Peter Piot, i cili njihet si një nga personat që zbuluan virusin e Ebolas. Ishte viti 1976, kur nga Zaireja erdhi një mostër gjaku e një murgeshe belge që ishte sëmurur nga një sëmundje misterioze në një fshat të quajtur Yambuku. Nga testimet e bërë u bë edhe zbulimi i virusit Ebola; emri u vendos nga lumi afër vendit ku qëndronte murgesha. Vlerësimi i Piot për shëprthimin epidemik të këtij viti i ngjan asaj që quhet “stuhia perfekte”.

Egjipti akuza për Erdoganin: Po mbështet organizatat terroriste

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:59

Gazeta “Express” shkruan se Republika Arabe e Egjiptit e ka akuzuar Presidentin turk, Rexhep Erdogan që të ndalojë së “abuzuari me qeverinë dhe popullin e Egjiptit”. Mbështetur në raportimin e mediave arabe dhe turke “Express” bën me dije se Ministria e Jashtme e Egjiptit, përmes një komunikate ka hedhur një mori akuzash të rënda ndaj liderit turk pas fjalimit të këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Jahjaga kërkon njohjen nga Vatikani. Kardinalit Parolin: Selia e Shenjtë po i përcjell me kujdes zhvillimet në Kosovë

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua në New York me sekretarin për marrëdhënie me jashtë të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin. Sipas një njoftimi zyrtar, Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart vizitën e Papa Francesku në Shqipëri dhe porositë e tij për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. Ajo tha se kjo vizitë është një simbolikë e rëndësishme edhe për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe për raportet fqinjësore të tyre, theksohet në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

Bushati i kërkon vëmendjen e OSBE-së në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku ata jetojnë

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:41

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë punimeve te Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në takimin: “Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i OSBE-së”, që u organizua nga Presidenti, njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Konfederatës Zvicerane, Didier Burkhalter, në cilësinë e Kryetarit të radhës së OSBE-së. Takimi kishte në fokus trajtimin e sfidave me të cilat përballet OSBE-ja në strukturën e sigurisë evropiane, të ndikuara nga kriza në Ukraine, dhe përmirësimi i kapaciteteve të organizatës për përmbushjen e rolit të saj.

Kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD-së, në listë edhe: Jamarbër Malltezi, Dashamir Aliko, Agron Kuliçi, Arben Sefgjini dhe Asllan Dogjani

Postuar në 27 Shtator, 2014 08:00

“Tema” ka publikuar online listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike, që do të votohet në Kuvendin Kombëtar që po zhvilohet aktualisht. Dhe ka një sërë emrash që bien në sy si Agron Musaraj, Elvana Hana, ish-ambasadori në Romë, Llesh Kola, legalisti Murat Basha(?!), Agron Kuliçi,  ish-drejtori i hipotekave Arben Qirjako, ish-drejtori i Tatimeve, Arben Sefgjini, ish-zv. Ministri i Brendshëm, Armand Teliti, ish-deputeti socialist Asllan Dogjani, kryetari i Komunës së Lazaratit Dashamir Aliko, ish-drejtori i kabinetiti të Fatos Nanos, Dritan Shano, ish-zv.

Sekretet e ish-Pallatit Mbretëror të Zogut e Geraldinës do të bëhen publike për vizitorët

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:18

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ish-Pallati Mbretëror do të hapet të hënën për vizitorët. Ajo do të mund të jenë të vizitueshme për publikun me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Gazetarja Fatmira Nikolli shkruan se kështu do të bëhen publike: “Dhoma ku flinte mbreti, dhoma ku rrinte mbreti, dhoma ku merrte vendime, dhoma ku bëheshin bisedime, pasqyra ku shihej mbreti, shkallët nga ai zbriste, dritaret nga ai shihte, vendi ku iu dha lajmi i kurorëzimit dhe ku u mbajt ceremonia, godina prej nga ai doli me Geraldinën”.

Reagon Erjon Braçe: Skandal, 3 këshilltarë të Presidentit të Republikës janë kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD-së

Postuar në 27 Shtator, 2014 06:53

Erjon Braçe ka reaguar për faktin se 3 këshilltarë të presidentit të Republikës janë kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD-së. “Jam i skandalizuar nga fakti se si Partia Demokratike punon në presidence dhe se si presidenca zgjidhet në Partine Demokratike! Ky është turp kushtetues!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme