Arkiv-Lajme
Banka Botërore miraton fondin prej 150 milionë dollarësh për sektorin e energjisë në Shqipëri
Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një shumë prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë. Lajmi është bërë i ditur nga Zëri i Amerikës që citon Tahseed Sayed, menaxherja e caktuar së fundmi nga BB për në Shqipëri. Vlerësohet se deficiti në sektorin e energjisë arrin në 550 milionë euro, kjo për shkak të humbjeve dhe të mospagesës nga ana e konsumatërëve. Fondi ishte paralajmëruar nga kryeministri në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes për CEZ-in
Thomas Friedman citon në NYT arabët që flasin “për një qytetërim arab në kolaps”
Gazetari Thomas Friedman që shkruan për New York Times-in, në një shkrim të marrë edhe nga disa gazeta shqiptare, flet për një krizë të ndërgjegjes arabe në ditët e sotme. Dhe këtë e thotë nëpërmjet gojës së disa arabëve. Njëri është Hisham Melhem, gazetar libanez i Al-Arabyia-s, e ka quajtur qytetërimin arab një qytetërim në kolaps. Dhe ka vijuar: “Qytetërimi arab, ashtu si e njihnim, është pothuajse i zhdukur. Bota arabe sot është e dhunshme, e paqëndrueshme, e fragmentuar dhe e shtyrë prej ekstremizmit….
BE mandaton EULEX që të përfshihet në ndjekjen penale edhe ndaj politikanëve më të lartë të Kosovës
“Koha Ditore” shkruan referuar agjencisë DTT-net.com se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë vendosur të autorizojnë misionin ndëkrombëtar për ligj dhe drejtësi në Kosovë, EULEX, që të përfshihet në ndjekjen penale të të dyshuarave kryesorë për krime lufte. Kjo për shqiptarët e Kosovës dhe siç saktësohet, ky mandat i lejon EULEX-it që të veprojë edhe ndaj politikanëve më të lartë në vend. "Ky vendim", shkruan “KD”, "i hap rrugë edhe Tribunalit që do të gjykojë krimet në bazë të raportit të Dick Martit", raport që pritet të krijojë pështjellime në jetën politike të vendit.
Tradita e re e ndjesës publike…
Faqja “lapsi.al” i ka rënë pas incidentit të djeshëm në takimin e Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ku u përfshi deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Ja sesi ka shkuar kjo punë: “Kur deputeti Ristani ka marrë fjalën dhe po fliste për dhunën në parlament nga deputetët e mazhorancës, kreu i qeverisë u është drejtuar disa prej të pranishmëve me fjalët: "Jepini një gotë raki këtij".
Këshilli Kombëtar, Marku: “PD-ja po shërben si strukturë për të mbrojtur ata që janë të rrezikuar nga korrupsioni”
Ish-deputeti i PD-së Mark Marku ka bërë disa vlerësime për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të partisë, miratuar me votimin në Kuvendin Kombëtar. Marku ka folur në “Tonight Ilva Tare” në “Ora-News” dhe ka nënvizuar se lista e re ngushton marzhin e përfaqësimit, përveçse shërben si strehë për të korruptuarit e qeverisjes “Berisha”. “Elitat nuk emërohen, jemi në një fazë të ndryshimeve organizative dhe është pak herët të themi janë apo jo elitë. Nuk mundet që një Kongres që ruan statutkuonë e partisë të prodhojë elita të reja.
Qëndrimet e Netanyahut në OKB: “Hamas është ISIS dhe ISIS është Hamas. Teherani zyrtar, regjimi më i rrezikshëm në botë”
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për temën e terrorizimit islamik dhe situatën e fundit në Gaza. Sipas Netanyahut nuk ka patur genocid në Gaza, por vetëm politikë mbrojtëse ndaj goditjeve të Hamasit. “Izraeli përdorte raketat për të mbrojtur fëmijët e tij, Hamasi po përdorte fëmijët që të mbronte raketat e veta”, tha ai. Lidhur me organizatën palestineze, kreu i qeverisë izraelite ka tërhequr vëmendjen: “Kur vjen puna te qëllimet finale, Hamas është ISIS dhe ISIS është Hamas”, ka thënë Netanyahu.
Këshilli Kombëtar i PD-së, selia blu publikon emrat e anëtarëve të rinj pas Kuvendit
Partia Demokratike publikon emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët rezultojnë fitues nga Kuvendi Kombëtar i kësaj partie, i zhvilluar gjatë fundjavës. Emra si Petraq Milo, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH, Ylli Asllani këshilltar i Presidentit të Republikës, dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ish-deputeti socialist Asllan Dogjani apo ish-zv. Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Agron Kuliçi, bien në sy.
Lista e plotë e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar
Adrian Trebicka
Al Nusra bashkohet me Shtetin Islamik? Mesazhi i përbashkët: Perëndimi do ta paguajë shtrenjtë
Sipas një mesazhi të transmetuar nga agjencia e lajmeve Reuters, raportohet se Fronti Al Nusra është bashkuar me ISIS-in në mënyrë që t’u kundërvihen së bashku aksioneve të Perëndimit në Siri. Sipas një videoje që ka publikuar një faqe me mbishkrimin e Al Qaedas, liderët e Al Nusras kanë thënë se Perëndimi “do ta paguajë shtrenjtë” për aksionet në Siri. Gjithashtu është raportuar se grupi sirian është duke u bashkuar me luftëtarët e shtetit islamik për të luftuar Perëndimin, duke kapërcyer përplasjet e mëparshme mes tyre.
Finlanda në NATO? Kryeministri Stubb: “Është një vendim për të cilin nuk do t’i marrim leje askujt”
Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Spiegel” përmes së cilës komenton zhvillimet e fundit në Europë, sidomos në marrëdhëniet me Rusinë. Stubb është treguar i drejtpërdrejtë kur është pyetur për anëtarësimin e mundshëm të Finalndës në NATO, një hap ky që shikohet si provokim ndaj Moskës. “Për ne çështja duhet të jetë nëse ky hap do të rriste sigurinë tonë apo jo. Dhe nëse duke bërë kështu, pra duke iu bashkuar NATO-s, ne do të rrisnim ndikimin tonë në sigurinë e Europës. Është një vendim të cilin ne do ta marrim pa kërkuar leje”, thotë Stubb.
Apeli i FSHF-së lë në fuqi dënimin për Tiranën e Vllazninë. Dy të mëdhenjtë bëhen “shembull” kundër dhunës në stadiumet e futbollit
Një ngjarje e rrallë për botën e gjyqtarisë sportive shqiptare, e njëherësh, mesa duket një mesazh i ri që kërkon të përçojë FSHF. Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të futbollit i mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të mbërritura nga Vllaznia dhe Tirana, ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e Komisionit të Disiplinës. Pas përleshjeve të dhunshme në ndeshjen Vllaznia-Tirana të zhvilluar në “Loro Boriçi”, Komisioni i Disiplinës dënoi shkodranët me zhvillimin e 10 ndeshjeve pa tifozë dhe kryeqytetasit me zhvillimin e 15 ndeshjeve pa tifozë, vendime që do të mbesin në fuqi.