Arkiv-Lajme
Probleme për Menduh Thaçin. Kreu i degës së Strugës do ta padisë në gjykatë për thirrje të Kongresit në mënyrë antistatutore
Ndonëse fjala statut në Shqipërië politike, ngjan si ripetitor i Partisë Socialiste së periudhës së Fatos Nanos, do pranuar se së fundmi ai po zë vend si pjesë e rëndësishme e fjalorit politik edhe në parti të tjera. Madje edhe përtej kufirit shtetëror. Kështu bëhet e ditur se kreu i PDSH-së së Strugës, Ziadin Sela do të padisë kreun e partisë Menduh Thaçi dhe deputetin Orhan Ibrahimi për shkjelje të statutit të PDHS-së. "Fill pas Kongresit do t'i padisë Menduh Thaçin dhe Orhan Ibrahimin pasi që ata shkelën mbi statutin partiak.
Kuvendi i PD-së, Ndriçim Kulla mendon se po nis era “Basha”. Dhe bën një krahasim: “Basha nuk u soll me Berishën si Rama me Nanon”
Ndriçim Kulla shkruan sot te “Panorama” një opinion për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Kuvendi i PD-së, si nisje e epokës “Basha””, titullohet ai dhe merret me konfirmimin e Lulzim Bashës dhe ekipit të tij në krye të PD-së, në Kuvendin e fundit kombëtar. Kulla ndalet te kritikat që i janë bërë nga shumëkush Kuvendit, duke i cilësuar disa prej tyre si shumë malinje.
Arrestohet kreu i Komunës së Ksamilit bashkë me shefin e Zyrës së Urbanistikës. Akuza: “15 leje ndërtimi abuzive gjatë 3 vjetëve”
Është arrestuar dje kreu i komunës së Ksamilit Besnik Abedini dhe shefi i zyrës së Urbanistikës në këtë komunë, Fatos Malaj. Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama” që sqaronn se arrestimi u bë mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Abedini mendohet se ka dhënë 15 leje ndërtimi abuzive gjatë periudhës 2012-2013-2014. Ka qenë denoncimi për një rast, që ka çuar në zbulimin e të gjitha rasteve të tjera. Arrestimi shtron edhe një çështje jo pa rëndësi. Kjo ka të bëjë me zgjedhjet e reja për komunën, pasi me ndarjen e re territoriale, Ksamili përfshihet brenda Bashkisë së Sarandës.
s.z
AKEP bllokon “Mistreci.com”, faqja e transmetimit të filmave të titruar shqip. Reagimi: “Mbyllja pa vendim gjykate dhe kërkesë e grupeve të interesit”
Shumëkush ka dëgjuar dhe ka përdorur faqen online “Mistreci.com”. Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për një faqe të krijuar dhe të administruar nga shqiptarë, e ku jepen filma të titruar shqip në HD. (Ndër të tjera). Faqja përditësohej me filma të rinj dhe ishte e vizituar gjerësisht. Mirëpo AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka vendosur që ta mbyllë këtë faqe bashkë me disa të tjera. Kundrejt këtij vendimi “Mistreci” ka pretendimin e vet, që bazohet kryesisht mbi faktin se shërbimi që ofrohet aty është i marrë nga adresa të tjera, pra e publikuar.
Qeveria akordon 200 mijë euro ndihmë financiare për Serbinë dhe Bosnjen. Fond për lehtësimin e pasojave të përmbytjeve
Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme që të akordojë një ndihmë financiare prej 200 mijë euro për qeveritë e Bosnje-Hercegovinës dhe të Serbisë me synim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj. Shuma do të ndahet përgjysmë për secilin shtet dhe ajo do të kalohet përmes Ministrisë së Jashtme.
s.z
Yevtushenkov si Khodorkovsky? Disa të dhëna dhe arsyetime që flasin kundër një loje të ngjashme
Para disa javësh në Rusi u ndalua dhe aktualisht mbahet në arrest shtëpie një nga biznesmenët më të pasur, Vladimir Yevtushenkov, që vlerësohet se ka pasuri personale në 9 miliardë dollarë. “Russia Beyond the Headlines” shkruan sot se rasti i Yevtushenkov, po gjykohet nga kushdo si një rast analog me atë të një emri të njohur të biznesit rus, Mikhail Khodrokovsky. Mirëpo në vlerësimin konkret të situatës, sipas edhe disa ekspertëve dhe analistëve që janë thirrur për të dhënë mendimin për këtë çështje, të dyja rastet kanë shumë pak ngjashmëri.
Fatos Klosi: SHISH ka humbur besimin e publikut. Duhen hapur letrat për përgjimet
Ish kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, theksoi se ka ardhur koha që për përgjimet e SHISH të hapen letrat. Deklarata e Klosit erdhi pasi Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, i ka cilësuar të paverteta deklarimet mediatike, duke dhënë garanci se nuk është kryer asnjë përgjim ilegal. “Kjo do të ishte absurde. Prandaj them ka ardhur koha që të hapen kartat.
“PDIU, negociata për të hyrë në qeverisje”, thotë “ABC NEWS”
Maxhoranca aktuale duket se do të zgjerojë radhët edhe me pesë deputetë. Sipas “ABC NEWS” partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi po negocion për të hyrë në qeveri, por, po sipas këtij televizioni, bëhet fjalë për ndarjen e posteve të dyta. Afrimi I PDIU-së u fol edhe njëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, por asokohe pati zëra kundër nga PS-ja, përfshirë edhje deputetin Koço Kokëdhima. Nga ana tjetër afrimi I kësaj partie është parë përherë si një mënyrë për të relativizuar forcën e LSI-së, por kësaj radhe duket se bëhet fjalë për një lëvizje që më shumë synon zgjedhjet lokale.
Siri/ Atentat i dyfishtë në Homs, 39 të vdekur, 30 prej të cilëve fëmijë
Agjensia AFP njofton se të paktën 39 persona, 30 prej të cilëve fëmijë humbën jetën pas një atentati të dyfishtë që goditi një lagje në qytetin sirian të Homsit, sipas një bilanci të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. “Fëmijët e vdekur janë të moshës gjashtë dhe nëntë vjeç”, theksoi guvernatori i Homsit. Bëhet fjalë për një prej bilanceve më të rënda përsa i përket vdekjes së fëmijëve që prej fillimit të konfliktit sirian, tre vjet më parë.
KLSH-ja kallëzon penalisht ish-drejtorin e QSUT-së dhe 4 punonjës të tjerë. Motivi: “Keqmenaxhim fondesh me dëm prej 350 mijë dollarë”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në prokurori për ish-drejtorin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Rushi dhe katër punonj2ës të tjerë të këtij institucioni. Sipas KLSH-së, personat në fjalë kanë keqmenaxhuar fondet publike në vlerën e 560 mijë dollarëve me një dëm ekonomik prej 350 mijë dollarësh. KLSH-ja ka arritur në këtë konkluzion pas auditit të kryer për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2013 dhe ka konstatuar se shpërdorimet e fondeve janë konsumuar gjatë procedurës së prokurimit për “Mirëmbajtjen dhe riparimin e 1 rezonance manjetike dhe 3 Skanerave”.