Arkiv-Lajme

Dy dënimet e para nga Gjykata e Vlorës për çështjen “Gjika”. Burg për ish zyrtarët e ALUIZNI-t

Postuar në 30 Shtator, 2014 10:40

Dy-ish zyrtarët e parë që dënohen nga procesi gjyqësor ku është i pandehur edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, janë ish-drejtues të lartë të ALUIZNI-t Vlorë. Gjykata e Vlorës I dënoi ata me burg dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet, pasi kane legalizuar prona me dokumente false. Gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e ALUZINI-t Vlorë, Roland Tafilaj duke i dhënë dënimin 1 vit e 6 muaj heqje lirie, dhe me 1 vit burgim ish-përgjegjësin e Sektorit të Urbanizimit të këtij institucioni, Besnik Zërra, të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

SHISh ka përgjuar tre deputetët socialistë që e kontrolluan. Letër Visho Ajazit për të dhënë shpjegime

Postuar në 30 Shtator, 2014 09:30

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar 3 deputetët e mazhorancës, të cilët kanë qënë pjesë e grupit të kontrollit që inspektoi këtë institucion. Nisur nga ky fakt, mësohet se deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu i kanë dërguar sot një letër kreut të SHISH-it, Visho Ajazit për të dhënë llogari para Kuvendit, në lidhje me përgjimet. Mësohet se letra zyrtare i është dërguar Visho Ajazit para 3 ditësh, pas verifikimit të disa shkeljeve, të gjetura nga grupi i kontrollit.

Vëllai i kreut të shërbimit kosovar të Inteligjencës akuzohet për vjedhje nafte me bidona

Postuar në 30 Shtator, 2014 08:28

Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar të hënën si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë, njoftojnë mediat e Prishtinës.

Dëshmitarit kyç në gjyqin kundër Arben Frrokut, i është vënë dinamit dy javë më parë në makinë!

Postuar në 30 Shtator, 2014 07:04

Policia ka çaktivizuar nga automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 750 GT lëndën plasëse eksploziv C4, dy javë më parë. Tani zbardhen detajet e ngjarjes e cila tashmë është regjistruar si atentat i mbetur në tentativë ndaj dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku. Pikërisht mjeti në fjalë rezulton në pronësi të shtetasit Fatmir Vladi, ky i fundit i njohur dhe si Arben Ndoka në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin Frroku.

Sorollatja e Ina Ramës, e ka fajin presidenti dhe jo unë, thotë Çefa

Postuar në 30 Shtator, 2014 06:58

Revista Java shkruan se përgjegjës sorollatjen e ish kryeprokurores Ina Rama nuk është KLD, por vetë presidenti Bujar Nishani. KLD nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj që ta rikthejë në Gjykatën e Apelit pas përfundimit të detyrës, dhe e njëjta situatë është edhe me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj. Që “fajin e ka Nishani”, e ka konfirmuar pa dashje nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, ndërsa ka qenë prezent në Komisionin e Ligjeve gjatë debateve për kërkesën e shkarkimit të tij.

Intervista/ Vjollca Braho: Përfitimet nga reforma e fundit me pensionet. Ja si po e informatizojmë ISSH-në

Postuar në 30 Shtator, 2014 06:36

Reforma e pensioneve ka nisur. Në Kuvend drafti i paraqitur nga ISSH dhe ministria e linjës u kthye në ligj me 88 vota pro. E pyetur mbi risitë e skemës së re, Vjollca Braho, Drejtoreshë e Përgjithshme e ISSH-së, thotë se kjo reformë e bën sistemin më të drejtë, duke lidhur kontributet e paguara me përfitimet për çdo individ.

 

ResPublica: - Keni ardhur në krye të ISSH-së pas një karriere të gjatë në administratë. Si e ndjeni veten në raport me punën dhe stafin?

Shënim: Rritja e tregëtisë me pakicë, tregues që edhe ekonomia është rritur?

Postuar në 30 Shtator, 2014 05:06

Në tremujorin e dytë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njofton INSTAT. Në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 4,3% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Pra rrtija ka qenë pothuaj e njëjtë në të dyja nëngrupet.

Këshilli i PD-së me njerëzit e Bashës dhe Berishës. Grida Duma më e votuara, e ndjekur nga dy humoristë

Postuar në 30 Shtator, 2014 04:14

Lista prej 150 kandidatësh të dalë nga konventa e PD-së, që përbëjnë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, përbëhet nga njerëzit e afërt të Bashës në Bashki si edhe personat e afërt të Sali Berishës, ndërsa shumë pak mund të quhen pa lidhje të ngushta me një nga të dy krerët. Kështu, në dy pjesët e listës, njëra palë janë njerëzit e afërt të Bashës të cilët i ka të punësuar në Bashkinë e Tiranës si edhe në seli, dhe tjetra ish-drejtorët e Berishës të cilët i ka mbajtur afër edhe pas dorëheqjes.

Dyshon se i biri 38 vjeçar ka shkuar në Siri, prindi denoncon largimin e tij në Komisariatin 6 të Tiranës

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:59

Duke u nisur nga veprimet e fundit të të birit 38-vjeçar dhe shoqërimet e tij me persona të cilët ngjallnin dyshime, Hysen Laze ka denoncuar në komisariatin numër 6 në kryeqytet vetëm pak ditë më pare, mungesën e djalit dhe dyshimet se ai mund të ketë shkuar në Siri. Laze, me origjinë nga Skrapari dhe jeton në zonën e Yzberishtit, prej ditës së premte ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të tij Daut Laze pranë autoriteteve të policisë.  I biri prej disa muajsh është larguar nga shtëpia, por pa u treguar prindërve se ku po shkonte.

Siri, vritet 17 vjeçari kosovar, ishte larguar fshehtaz nga shkolla në Turqi

Postuar në 30 Shtator, 2014 02:52

Vetëm 17 vjeçar, Melos Selami Kosumi nga Gjilani i Kosovës është vrarë në Siri, thonë mediat kosovare. Melos Kosumi ishte në një shkollë në Turqi dhe pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në Siri. Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës, Selami Kosumi. “Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katër”, tha Selamiu.

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme