SHISh ka përgjuar tre deputetët socialistë që e kontrolluan. Letër Visho Ajazit për të dhënë shpjegime

Postuar në 30 Shtator, 2014 09:30

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar 3 deputetët e mazhorancës, të cilët kanë qënë pjesë e grupit të kontrollit që inspektoi këtë institucion. Nisur nga ky fakt, mësohet se deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu i kanë dërguar sot një letër kreut të SHISH-it, Visho Ajazit për të dhënë llogari para Kuvendit, në lidhje me përgjimet. Mësohet se letra zyrtare i është dërguar Visho Ajazit para 3 ditësh, pas verifikimit të disa shkeljeve, të gjetura nga grupi i kontrollit. Raporti i 3 deputetëve për verifikimet në SHISH është dorëzuar edhe në komisionin e Sigurisë, i cili ka zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. 
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.