Këshilli i PD-së me njerëzit e Bashës dhe Berishës. Grida Duma më e votuara, e ndjekur nga dy humoristë

Postuar në 30 Shtator, 2014 04:14

Lista prej 150 kandidatësh të dalë nga konventa e PD-së, që përbëjnë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, përbëhet nga njerëzit e afërt të Bashës në Bashki si edhe personat e afërt të Sali Berishës, ndërsa shumë pak mund të quhen pa lidhje të ngushta me një nga të dy krerët. Kështu, në dy pjesët e listës, njëra palë janë njerëzit e afërt të Bashës të cilët i ka të punësuar në Bashkinë e Tiranës si edhe në seli, dhe tjetra ish-drejtorët e Berishës të cilët i ka mbajtur afër edhe pas dorëheqjes. Ndërkaq, siç njofton Panorama, Grida Duma duket se është personi më i votuar në Këshillin Kombëtar. Pas saj vijnë Enkelejd Alibeaj, djali i Azem Hajdarit, Kiri dhe surpriza: Ermal Mamaqi dhe Julian Deda. Dy humoristët mësohet se kanë marrë një numër të madh votash, duke qenë ndër më të votuarit.

a.k

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Partia e shakaxhinjeve te rinj?....</p><p>....Shkaxhinjte e Perparimit.....</p><div id="stcpDiv" style="position: absolute; top: -1999px; left: -1988px;">&ldquo;Shakaxhinjtë e përparimi</div><div id="stcpDiv" style="position: absolute; top: -1999px; left: -1988px;">&ldquo;Shakaxhinjtë e përparimit&rdquo;</div>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.