Arkiv-Lajme
Fshehje e pasurisë, Inspektoriati kallëzon gjyqtarin, ky i fyen dhe i shan, pastaj largohet
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë ka kallëzuar penalisht gjyqtarin Osman Aliu. ILDKP ka konstatuar fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta, dhe pa burime të ligjshme, 2009 – 2013, jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje, huadhënie dhe dhurata me qëllim justifikimin e pasurive të vëna në kundërshtim me ligjin, duke çuar për kallëzim penal kështu gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës. Ndërkaq, Inspektoriati do të njoftojë menjëherë Ministrin e Dr
Çmimi “Vepro Tani” i akordohet banorëve të Malbardhës, fshat me shumicë myslimane në Laç. Ndihmuan për ndërtimin e një kishe të vjetër
Ambasada amerikane i ka akorduar çmimin “Vepro Tani” për muajin shtator komunës Malbardhë. Kjo me motivacionin për bashkëpunimin ndërfetar dhe iniciativën vullnetare për të ndërtuar një vend besimi gjithëpërfshirës. Ishte akti i banorëve të fshatit Malbardhë, me shumicë myslimane, që ndihmuan për ndërtimin e një kishe të vjetër për besimtarët, ai që solli vlerësimin në fjalë.
http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285104&k2
s.z
Analisti i “Deutsche Bank”: “Bankat e huaja mund të japin kredi edhe në Lek, por Banka Qendrore duhet të jetë e besueshme”
DW:Si e shikoni gjendien e ekonomisë shqiptare?
Publikohet edhe një video e rrahjes së vëllait të kryeministrit serb në Beograd
Para dy ditësh u bë publik lajmi se forca të xhandarmërisë serbe kishin rrahur në Beograd vëllain e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, Andrej Vuçiç. Ky i fundit po kalonte në rrugë në vendin ku po mbahej një protestë dhe është goditur nga forcat e pranishme. Sot publikohet edhe video e këtij incidenti dhe aty nnuk kuptohet në fakt se përse policët kanë reaguar me dhunë.
Kosovë, presidentja nis takimet me faktorët politikë për zgjidhjen e krizës. Rinis edhe njëherë pazari i votave
Nuk dihet sesi do të shkojë situata politike në Kosovë, pasi edhe sot, pas takimeve me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, palët vijojnë të përsërisin të njëjtat gjëra. Isa Mustafa ka hedhur poshtë mundësine një kryeminstri konsensual, duke e quajtur idemnë humbje kohe. Sipas tij, “Blloku” ka infromaura presidenten se i ka numrat për të konstituuar institucionet. Nga ana tjetër “Express” njofton se kryesuesi i Listës Srbska, Aleksandër Labllanoviç ka dalë me një ofertë publike, teksa ka shprehur mbështetjen e tij për partinë e Hashim Thaçit, nëse kjo bën 52 vota.
Shembja e monumentit “me dy gishta” në Kavajë. A do ndizet protesta mbarëpopullore?
A do të ndezë “protesta mbarëpopullore” prishja e “Obeliskut të demokracisë” në Kavajë? Ashtu siç ishte paralajmëruar 1 vit më parë nga kryeministri Rama, monumenti me dy gishta siç njihet rëndom është shembur. INUK e ka shembur paraditen e sotme monumentin kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka reagoi lidhur me shembjen, dhe theksoi se kryeministri sot provokoi dhunshëm demokratët dhe se ‘ndezi fitilat’ e një revolte popullore.
Shembja e obeliskut në Kavajë, PD: “Edi Rama ka minuar përfundimisht stabilitetin politik në vend”
Partia Demokarike e ka konsideruar si provokim të rëndë shembjen nga INUK, sot në Kavajë, të simbolit të demokracië. Bëhet fjalë për obeliskun që imiton dy gishtat e që është ndërtuar për të përkujtuar lëvizjen e parë kundër regjimit të para viteve ’90. Me këtë rast kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka dalë me një deklaratë të posaçme për shtyp: “Edi Rama ka provokuar sot dhunshëm demokratët e vendit, por dhe mbarë qytetarët, duke shembur simbolin e lirisë dhe të demokracisë në qendër të Kavajës.
SHISH ka përgjuar intensivisht Metën e Ramën, por edhe Olldashin, Patozin e Rusmalin, thotë Dita
Sipas të dhënave të raportit te hartuar pas kontrollit te SHISH nga Kuvendi, të siguruara nga gazeta DITA, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë përgjuar 24 orë në ditë nga SHISH. Sherbimi ka përgjuar rreth 700 telefonata të Metës dhe rreth 200 të Edi Ramës para dhe pas 23 qershorit, por edhe një sërë politikanësh të tjerë, deputetë socialiste por edhe demokratë. Kështu veç të ndjerit Sokol Olldashi, SHISH kishte përgjuar edhe ata që tashmë cilësohen si kundërshtarë të Berishës, Astrit Patozi e Ilir Rusmajli.
INUK, aksion për prishjen e 600 objekteve pa leje në Tiranë. Pronarët fillojnë boshatisjen
Janë rreth 600 objekte të ndërtuara pa leje në rrugët e Tiranës, për të cilat Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin e prishjes. Inspektorët e INUK kanë njoftuar pronarët e objekteve, duke u lënë disa ditë kohë që të marrin masa për boshatisjen e objekteve. Ka patur edhe një prononcim online për këtë aksion, pasi kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, thekson se “po vijon puna për shkuljen e çibanëve nga rrugët e kryeqytetit”, një thumb i fshehur në adresë në kryetarit të bashkisë.
a.k
Fyle në Tiranë, Nis dialogu i Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Bojkoti, problemi kryesor politik. Por opozita ka deklaruar se do të jetë në takim
Ka nisur mbërritur sot në Tiranë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle. Ai do të takojë drejtuesit kryesorë politikë, ka takuar tashmë kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe pritet që më vonë të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Fyles vjen nëkuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE dhe zhvillohet një vit pasi Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat. Është domethënëse se kjo vizitë në një farë mënyre do të testojë ecurinë e Shqipërisë, e cila aktualisht ka si problem kryesor politik të brendshëm, bojkotin e opozitës ndaj Parlamentit.