Fyle në Tiranë, Nis dialogu i Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Bojkoti, problemi kryesor politik. Por opozita ka deklaruar se do të jetë në takim

Ka nisur mbërritur sot në Tiranë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle. Ai do të takojë drejtuesit kryesorë politikë, ka takuar tashmë kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe pritet që më vonë të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Fyles vjen nëkuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE dhe zhvillohet një vit pasi Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat. Është domethënëse se kjo vizitë në një farë mënyre do të testojë ecurinë e Shqipërisë, e cila aktualisht ka si problem kryesor politik të brendshëm, bojkotin e opozitës ndaj Parlamentit. Gjithsesi, është domethënës fakti që opozita do të jetë sot në takim me Fylen, pasi një gjë e tillë u konfirmua nga Majlinda Bregu dje.
s.z
Add new comment