Arkiv-Lajme
PD mbyll numërimin, ekipi “Ristani” zhvendoset nga KQZ-ja tek Pallati i Kongreseve
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave për ekipin e ri të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ky forum do të konstituohet brenda dy javësh, ndërkohë që PD njoftoi e se kanë votuar 70% e delegatëve. Pritet që përllogaritja e për anëtarët fitues të bëhet në selinë e Partisë Demokratike. Procesi i numërimit të votove nisi mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa për të bërë transparencën e numërimit të çdo vote u vendos një ekran i madh në hollin e Pallatit të Kongreseve nga ku shihet numërimi i votave të delegatëve.
Obama: “ISIS u nënvlerësua. Konfliktet mes sunitëve dhe shitëve, shkaku kryesor i konflikteve në botë”
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar për “CBS” se ngritja shumë e shpejtë e Shteti Islamik në Siri dhe më tej në Irak erdhi edhe si pasojë e nënvlerësimit nga ana e shërbimeve amerikane. Në finale, edhe politika në Shtëpinë e bardhë nuk ka vlerësuar si duhet kërcënimin që po vinte. Sipas Obamës lufta civile në Siri dhe krijimi i hapësirave të paqeverisura i lejoi militantëve që të organizoheshin, ndonëse në ndryshim nga rasti i Al Qaedas, ISIS ishte në gjendje që të thithte një numër shumë të madh xhihadistësh nga e gjithë bota.
Valë protestash në Hong Kong. Kundërshtohet kufizimi i të drejtës së votës nga Pekini zyrtar
Kina po përballet me një situatë delikate në Hong Kong. Agjenciët kryesore të lajmeve në Perëndim flasin për përdorim të gazit lotsjellës dhe mijëra demonstrues që kundërshtojnë vendimin e Pekinit, për të mos lejuar zgjedhjen e ardhshme të drejtuesit kryesor të Hong Kongut në mënyrë të lirë. “Kina kërkon që të kufizojë zgjehdjet me një grup kandidatësh që janë besnikë të Pekinit”, shkruan “Reuters” që nuk harron të theksojë edhe një aspekt që lidhet me detyrimet ndërkombëtare.
"Shumë histori, shumë pak gjeografi"
"Washington Post" botonte para disa ditës një opinion të Patricia Marks Greenfield, profesore e psikologjisë në Universitetin e Los Angelos. Tema ishte për Izraelin dhe situatën permanente të luftës në këtë vend. Autorja thotë se merret me studimin sesi ndryshimet e shpejta sociale kanë zhvendosur vlerat referuese mes arabëve në veriun e Izraelit, arabëve beduinë në Negev dhe të hebrenjve etiopianë në jug të Izraelit.
Ironia/Shefqet Krasniqi,në një qeli me ish-deputetin Gani Geci. Ky kërkon zhvendosjen, pasi imami çohet herët dhe i prish gjumin
Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, nuk i mungojnë edhe në qeli situatat e pazakonshme. “Tribuna” bën të ditur se Krasniqi, akuzuar edhe për pastrim parash, ka qenë në një qeli me ish-deputetin Gani Geci, që është arrestuar nën akuzën e vrasjes. Me ardhjen e Krasniqit në qeli, vetëm katër ditë më pas, Geci ka kërkuar largimin prej saj me motivin se “imami zgjohet herët për të kryer ritet fetare dhe në këtë mënyrë Gecit i prishet gjumi”.
Ish-kryeministri flet pas votimit. “Protesta dhe revolta në shpirtin e çdo shqiptari. Kuvendi provoi që ne jemi shumicë”
Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar sot se protesta dhe revolta ndaj qeverisë do të nisin shumë shpejt. Madje sipas tij, kjo tanimë është një kërkesë që ndihet te shumica e shqiptarëve, pasi siç u shpreh ai, “Kuvendi i PD-së tregoi mazhoranca është zhvendosur”. “Revolta dhe protesta është në shpritin e çdo qytetari dhe pret të vësrshojë rrugëve, bulevardeve dhe sokakeve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëeve”, tha ish-kryetari PD-së.
Deputeti i BDI-së, foto para monumentit të një aktivisti maqedonas dhe shkruan se po pozon para Nexhat Agollit
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, është vënë së fundmi në qendër të ironisë dhe sulemve mediatike, pas një gafe që ka bërë me duart e veta. Ai është fotografuar para një monumenti të Metodija Shatorov-Sharlo, ish-eksponent i lëvizjes komuniste maqedone, për të cilin ka shkruar se në fakt po pozonte përpara Nexhat Agollit, eksponent i lëvizjes komuniste m,aqedone, por shqiptar. Kaq ka mjaftuar që Grubi të vihet në qendër të ciklonit, aq sa deputetja e VMRO-së, Liljana Zaturovska, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook” se nuk bëhet fjalë për Nexhat Agollin, por për tejtër kënd.
150 milionë dollarë humbje në sistemin energjetik, vetëm për vitin 2014
Dëmi në sistemin energjetik shqiptar arrin në 150 milionë dollarë vetëm për vitin 2014. “Top-Channel” informonte sot se ka një rënie prej 30 milionë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar, por që në çdo rast përballohet nga buxheti i shtetit. Humbjet shkojnënë masën 40% nga të cilat gjysma si pasojë e rrjeti të amortizuar dhe gjysma nga vjedhjet në rrjet. Qeveria ka marrë një sërë masash, siç marrin në të vërtetë të gjitha qeveritë e këtyre anëve, por që ende nuk i kanë dhënë dot zgjidhje problemit.
Ideja e një burse Shqipëri-Kosovë
“Vizion Plus” përcjell sot idenë për një bursë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sipas “VP” është një profesor nga Kosova, Visar Malaj, ai që ka hehdur këtë ide, pra të një tregu të përbashkët të aksioneve, çka do të ndihmonte bizneset në momentin që kanë nevojë për para. Kjo duke shitur aksione dhe jo duke marrë kredi, përveçse një nismë se tillë do të forconte bashkëpunimin mes të dyja vendeve. Një ide që nuk dihet nëse do të bëhet realitet ose jo, sa kohë që edhe bursa e Tiranës ka mbetur thjesht në letër.
Nishani fton për investime sipërmarrësit shqiptarë në SHBA
Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizites se tij në SHBA, u prit nga anёtarё tё shumtё dhe drejtues tё Rrjetit tё Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tё cilёt zhvilloi njё bashkёbisedim tё hapur pёr zhvillimet nё Shqipёri, perspektivёn e integrimit, marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara, bashkёpunimin me diasporёn etj.