150 milionë dollarë humbje në sistemin energjetik, vetëm për vitin 2014

Dëmi në sistemin energjetik shqiptar arrin në 150 milionë dollarë vetëm për vitin 2014. “Top-Channel” informonte sot se ka një rënie prej 30 milionë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar, por që në çdo rast përballohet nga buxheti i shtetit. Humbjet shkojnënë masën 40% nga të cilat gjysma si pasojë e rrjeti të amortizuar dhe gjysma nga vjedhjet në rrjet. Qeveria ka marrë një sërë masash, siç marrin në të vërtetë të gjitha qeveritë e këtyre anëve, por që ende nuk i kanë dhënë dot zgjidhje problemit. Nëse nisemi nga shifrat e përcjella nga “TCH”, sikur humbjet për shkak të vjedhjeve të eliminoheshin, shumë gjëra do të ishin më të lehta. Edhe pse zgjidhja e vërtetë është krijimi i burimeve të reja të energjisë.
http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285056&k2
s.z
Add new comment