"Shumë histori, shumë pak gjeografi"

"Washington Post" botonte para disa ditës një opinion të Patricia Marks Greenfield, profesore e psikologjisë në Universitetin e Los Angelos. Tema ishte për Izraelin dhe situatën permanente të luftës në këtë vend. Autorja thotë se merret me studimin sesi ndryshimet e shpejta sociale kanë zhvendosur vlerat referuese mes arabëve në veriun e Izraelit, arabëve beduinë në Negev dhe të hebrenjve etiopianë në jug të Izraelit. Dhe pas një hyrjeje të shkurtër bën një pëcaktim jo pa rëndësi: "Duke patur parasysh këto përvoja, duket e rëndësishme më shumë se kurrë që të nënvizohen dy gjëra qartë dhe me forcë: Izraeli është një shoqëri multietnike, mulitreligjioze dhe ai duhet të sigurojë trajtimi ligjor dhe të përditshëm, të barabartë për të gjthë qytetarët, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike apo fetare. Për fat të keq ky nuk është rasti për ata që janë arabë, apo etiopianë dhe të cilët kanë besim mysliman apo kristian. Në këtë drejtim Izraeli është larg pjesës më të madhe të botës". Ky sugjerim çon menjëherë në ndryshimin e përcaktimit shtetëror të Izraelit, që lidhet me identitetin hebraik. Problemi ndërlikohet nga nataliteti i lartë i arabëve dhe etiopianëve, të cilët parashikohet që në mesin e shekullit të kalojnë numrin e hebrejve. Çështja ka një analogji jo të vogël me problemet e Ballkanit dhe konfliktin serbo-shqiptar i zgjidhur në vitin 1999, ndaj edhe sugjerimi i psikologes është afër kornizës kushtetuese të Kosovës, çka e bën krahinën shqiptare një model në përpunimin e zgjidhjes për kriza të ngjashme. Edhe pse diferencat demografike dhe përvoja palestineze e afrojnë më shumë me Bosnjen. Në shkrim autorja citon edhe një thënie të Isaiah Berlin sipas të cilit rasti i Izraelit është kompleks: "Shumë histori, shumë pak gjeografi". "Ballkani konsumon më shumë histori nga sa prodhon", shprehej dikur Çurçilli.
http://www.washingtonpost.com/opinions/an-israel-equal-for-all-jewish-or...
s.z
Add new comment