Arkiv-Lajme
Nishani nga SHBA: Shkarkimet në KLD, ndërhyrje e politikës në drejtësi
Një akt të ndërhyrjes së politikës në drejtësi e ka cilësuar Presidenti Bujar Nishani ngritjen e komisionit për shkarkimin e nënkryetarit dhe një prej anëtarëve të KLD. Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nishani deklaroi se ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Çefa dhe anëtarit Lelçaj është në shkelje me Kushtetutën. “Nuk ka asnjë shkak për ngritjen e një komisioni hetimor dhe se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjermania i jep përvojën Koresë, si mund të bashkohen dy shtete
Berlini dhe Seuli kanë ngritur një panel këshillimi që do të japë përvojën mbi politikën e jashtme, që Gjermania e ka nxjerrë pas ribashkimit. Por sipas “Deutsche Welle” ekspertët mendojnë se ribashkimi i Koreve është më i vështirë. Jo shumë aspekte të bashkimit gjerman kaluan me lehtësi. Mësimet e nxjerra në atë kohë kanë rezonancë edhe sot, prandaj disa politikanë, akademikë dhe burokratë, të cilët dhanë kontributin e tyre në ato kohë të vështira për Gjermaninë po ndajnë eksperiencën e tyre me një vend tjetër që është i ndarë prej dekadash.
Kriza ukrainase drejt fundit? Poroshenko: “Planet e Rusisë kanë ndryshuar”. Në fokus ISIS, presidenti çek: “Rreziku kryesor sot në botë”
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po shkon drejt fundit. Kjo është pohuar nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili dje ka bërë të ditur se do të kërkojë një takim me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, për të diskutuar për të ardhmen. “Marrëdhënia me Rusinë dhe planet e saj kanë ndryshuar”, tha Poroshenko. Ky ndryshim është reflektuar menjëherë teksa sot agjenica ruse e lajmeve “Ria Novosti” bënte me dije se ka përparime edhe në çështjen e furnizmit me gaz.
Kuvendi i PD-së, Mark Marku: “Përpjekjet, për të krijuar struktura ku Basha të ndjehet komod, por njëherësh edhe i kontrolluar nga Berisha”
Një ditë përpara zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-deputeti i kësaj partie, Mark Marku, ka dhënë disa mendime të vetat, në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Çështja kryesore është padyshim zgjedhja e strukutrave drejtuese, pasi aty stabilizohen ekuilibret e brendshme të PD-së, që janë të brishta, aq më tepër që ka një pakënaqësi dhe kontestim edhe ndaj Lulzim Bashës.
Modeli i luftëtarit të lirisë që përfundoi në terroristin më të kërkuar
Artikulli mban datën 6 dhjetor 1993 dhe është shkruar nga Robert Fisk në gazetën “The Independent”. Dhe është botuar në “Business Insider” më 6 dhjetor 2013, pra 20 vjet më vonë, edhe për të kuptuar dinamikën e ngjarjeve që kanë tjetërsuar tërësisht perceptimin e Osam Bin Laden në Perëndim. Interesant është fakti se Bin Laden, i vendosur në Sudan në këto vite, pyetet nëse kampet e ndërtuara janë për trajnim ushtarak, kurse përgjigja është origjinale: “Unë jam një inxhinier ndërtimi dhe një fermer.
Zef Preçi: Gara për guvernatorit të ri është kthyer në një konkurs mes institucioneve
“Gara për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është kthyer në një konkurs mes institucioneve, si kryeministria edhe presidenca kanë hapur aplikimet online për plotësimin e vendeve bosh në Këshillin Mbikëqyrës. Por ekspertët këmbëngulin që guvernatori i ri duhet të jetë një produkt i konsensusit mes mazhorancës dhe institucionit të presidencës”. Zef Preçi thotë për “Vizion Plus” që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit mbikëqyrës duhet të jetë më transparent sa i përket kritereve të kandidatëve.
Tryeza IV e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, Fyle mbërrin të hënën në Tiranë
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle, pritet të vizitojë të hënën Tiranën, në kuadër të Tryezës së katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, që do të zhvillohet më 29 shtator. Kjo tryezë do të jetë e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tyreza e tretë.
Liri Berisha merr çmimin për "Arritjen Globale për Autizmin"
Liri Berisha është nderuar dje në New York me çmimin për arritjen Globale për Autizmin. Liri Berisha drejton fondacionin “Fëmijët shqiptarë” që ka si synim, pikërisht trajtimin e fëmijëve autikë. Çmimi i është akorduar nga Bob dhe Suzanne Ëight që janë themelues të “Autism Speaks”. Në ceremoni, siç njofton ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në “Facebook”, ka qenë edhe Ban Suun-taek, bashkëshortja e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.
s.z
Lufta e Dytë Botërore/ Bashkëbisedim me historianen Dr.Sonila Boçi
Trajtimi i çfarëdo aspekti të Luftës së Dytë Botërore po bëhet gjithmonë e më i vështirë. Prej të gjitha konflikteve të armatosura të shekujve të kaluar Lufta e Dytë Botërore merr interesin më të madh prej një morie dokumentesh dhe materialesh të shkruara dhe filmike që gjenden në arkivat shqiptarë dhe të huaj.
Komisioni Europian i akordon 649.5 milionë euro Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme
Shqipëria do të përfitojë nga Komisioni Europian një shumë prej 649.5 milionë euro nëpërmjet Instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) per 7 vitet e ardhshme. Agjensia Telegrafike e Lajmeve bën të ditur se Komisioni Evropian ka zbuluar sot detaje se si BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme. Financimi, për të cilin u ra dakord nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro dhe do të jenë në dispozicion përmes instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II).