Kriza ukrainase drejt fundit? Poroshenko: “Planet e Rusisë kanë ndryshuar”. Në fokus ISIS, presidenti çek: “Rreziku kryesor sot në botë”

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po shkon drejt fundit. Kjo është pohuar nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili dje ka bërë të ditur se do të kërkojë një takim me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, për të diskutuar për të ardhmen. “Marrëdhënia me Rusinë dhe planet e saj kanë ndryshuar”, tha Poroshenko. Ky ndryshim është reflektuar menjëherë teksa sot agjenica ruse e lajmeve “Ria Novosti” bënte me dije se ka përparime edhe në çështjen e furnizmit me gaz. Kështu Komisioneri i BE-së për Energjinë, Gunther Oettinger, ka deklaruar se Unioni ëhstë i gatshëm t’i ofrojë Ukrainës 3.1 miliardë dollarë për të mbuluar borxhin që ka ndaj Gazprom, ndërkohë që Banka Baotërore mund të dalë si garantuese e këtij kalimi. Nga ana e vet, Rusia ka gjasa, ose ka hedhur në qarkullim lajme, se mund të bëjë një ulje në çmimin e gazit, për një periudhë 6 mujore. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur që gjërat ndryshuan kaq shpejt, por ndoshta një ide e ka dhënë Presidenti çek, Milos Zeman, i cili ka kërkuar që të hiqen sanksionet ndaj Rusisë. “Ne duhet të heqim sanksionet, të cilat jo vetëm janë të padobishme, por mund të japin efektin e kundërtë dhe të frenojnë dialogun”, tha ai. Shembull ëhstë rasti i Fidel Kastros, sanksionet ndaj të cilit vetëm sa e forcuan. Kështu edhe në sondazhet e fundit në Rusi, Putin rezulton personi me më shumë autoritet moral. Zeman ka shtuar se “problemi kryesor ndërkombëtar sot nuk është Rusia, por terrorizmi ndërkombëtar që nis në shtete me qeveri jo reale si Somalia, Libia, Siria, Iraku, Afganistani dhe Nigeria”. “Ka një rrezik dhe ai quhet Shteti Islamik”, ka thënë Zeman.
s.z
Add new comment