Zef Preçi: Gara për guvernatorit të ri është kthyer në një konkurs mes institucioneve

Postuar në 26 Shtator, 2014 09:09

“Gara për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është kthyer në një konkurs mes institucioneve, si kryeministria edhe presidenca kanë hapur aplikimet online për plotësimin e vendeve bosh në Këshillin Mbikëqyrës. Por ekspertët këmbëngulin që guvernatori i ri duhet të jetë një produkt i konsensusit mes mazhorancës dhe institucionit të presidencës”. Zef Preçi thotë për “Vizion Plus” që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit mbikëqyrës duhet të jetë më transparent sa i përket kritereve të kandidatëve. Ligji për Bankën e Shqipërisë ka kritere të cilat mund t’i plotësojnë 3000 ose 4000 shqiptarë, atëherë kjo mund të verë në pikëpyetje emrat e kandidatëve të cilët mazhoranca kërkon për t’i bërë guvernator. Duhet të ketë kritere më të qarta. Ekspertët kërkojnë që procesi i emërimit të një guvernatori të ri të mos sjellë konflikt mes institucioneve në Shqipëri por të rikthejë besimin në institucionin e Bankës Qëndore.

 

L.V

 

http://vizionplus.al/zef-preci-aplikimet-per-anetare-bordi-proces-transp...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.