Arkiv-Lajme

Subashi fton opozitën të jetë e pranishme në Komisionin Hetimor. Do hetohen dhe pasuritë e dy anëtarëve të KLD-së

Postuar në 26 Shtator, 2014 06:06

Pas miratimit një ditë më parë në Kuvend, Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka nisur nga puna për konstituimin e tij. Komisioni u ngrit, pasi 39 deputet të majtë dorëzuan pranë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, sipas të cilëve kanë shkelur ligjin.  Anëtarët janë Besnik Bare, Spartak Braho Taulant Balla dhe Ulsi Manja.

Meta: Drejt BE-së, të bashkohemi për realizimin e reformave

Postuar në 26 Shtator, 2014 05:46

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një vizite së tij në Gjinar të Elbasanit, u shpreh se të gjitha palët politike në vend duhet të bashkëpunojnë për të arritur përmbushjen e reformave. Meta theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai ndodhej në Gjinar, në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të brigadës “17 sulmuese”. Duke u ndalur tek 70-vjetori i brigadës “17 sulmuese”, Meta theksoi se data 26 shtator është një ditë e rëndësishme. Ai tha se është nder të festojmë këtë datë.

Kryeprokurori Llalla merr në analizë 23 drejtues prokurorish, theksi: lufta kundër korrupsionit

Postuar në 26 Shtator, 2014 05:05

Kryeprokurori Adriatik Llalla, në një takim me dyer të mbyllura ka thirrur 23 drejtues të Prokurorive në rrethe si dhe prokurorë Apeli. Ky takim zgjati rreth dy orë.

Serbi-Shqipëri do të luhet pa tifozë. Drejtuesit e Federatës nuk pranojnë të ketë tifozë kuqezinj

Postuar në 26 Shtator, 2014 04:45

Serbia i mbyll dyert tifozëve shqiptarë. Sipas “Gazeta e Sportit” lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një burim nga zyrat e FSHF-së i ka thënë portalit “Asport.info” se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet pa tifozë. “Sapo morëm përgjigje se ndeshja Serbi- Shqipëri do të luhet pa tifozë, pasi pala serbe nuk garanton siguri për tifozët shqiptarë” ka thënë shkurt burimi. Ditëve të fundit janë shtuar zërat në Serbi të cilët duke parë interesimin e tifozëve shqiptarë, u druheshin fërkimeve të mundshme.

Nasip Naço: KLD shkeli ligjin për emërimet. Ina Rama e lirë të aplikojë për në Gjykatën e Lartë

Postuar në 26 Shtator, 2014 04:35

Përplasjet mes Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe KLD kanë qenë të vazhdueshme për sa i takon emërimeve apo dhe procedurave që ndjek ky institucion. Kështu të premten ministri Naço, në një deklaratë para mediave, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po ndjek një axhendë personale për emërimet e magjistratëve, duke shkelur kështu ligjin. Naço bëri të ditur se 16 magjistratë janë paguar, ndonëse nuk janë emëruar ende. “KLD ka shkelur ligjin, pasi ka ndjekur axhendë personale me emërimet e gjyqtarëve. I kam evidentuar edhe më parë shkelje e KLD.

Shqipëria në krye të Ministerialit të Nju Jorkut. Bushati shpreh qëndrimin kundër terrorizmit

Postuar në 26 Shtator, 2014 04:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryesoi Këshillin e Ministrave të Punëve te Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore (SEECP), në kuadër të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare, Komisioneri Fyle, përfaqësues të Presidencës italiane të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në këtë aktivitet u përfaqësua për herë të parë, si pjesëmarrës me të drejta të plota dhe kushte të barabarta, edhe një delegacioni i Republikës së Kosovës.

Lladrovci: Vizita e Edi Ramës në Serbi, besoj do diskutojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:43

Ramiz Lladrovci, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri thotë se diplomatët e huaj në këtë vend vlerësojnë se Kosova kishte zgjedhje demokratike dhe se i brengos fakti, që shqiptarët po shkojnë në luftë, në Siri dhe Irak. Thotë se ata vlerësojnë qëndrimin zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe punën që kanë bërë për të luftuar këtë dukuri. Në një intervistë për “KosovaPress”, ai thotë se pret që Edi Rama, në vizitën e tij në Serbi, do të diskutojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës edhe të ndërhyjë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit. Lladrovci, për “KosovaPress”, t

Fshehja e pasurisë, ILDKP bën kallëzim penal për gjashtë zyrtarë të lartë

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:13

Në vazhdim të proçeseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ILDKP njoftoi të premten se ka konstatuar pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta dhe pa burime të ligjshme per periudhen 2009 – 2013 jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje etj.

Drejtori i FBI-së: Grupi "Khorasan" mund të jetë duke planifikuar sulme kundër SHBA-ve dhe vendeve evropiane

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:05

Duke u mbështetur në deklatarët e një zyrtar I të lartë amerikan, “Zëri i Amerikës”  thotë se ende mund të jenë duke u organizuar komplote terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, megjithë sulmet ajrore të kësaj jave kundër celulës së al-Qaidës, të njohur si Khorasan. Sipas “VOA” Drejtori i FBI-së James Comey i tha gazetarëve në Uashington, se ai nuk mendon që sulmet e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA i kanë prishur planet e grupit Khorasan.

Ndihma e Kosovës, të pamundësojë territorin e saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik

Postuar në 26 Shtator, 2014 02:45

Kosova mund ta ndihmojë koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, duke pamundësuar shndërrimin e territorit të saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik. Kështu thuhet në radion “Evropa e Lirë”. Sipas saj eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se Kosova në radhë të parë duhet të ruajë territorin e saj dhe të mbledhë  informacione, jo vetëm për Kosovë, por edhe për rajon në lidhje me terrorizmin.“Është e mjaftueshme që Kosova të mbajë nën kontroll territorin e vet që mos të jetë pistë e ndonjë veprimi terrorist kundër koalicionit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme