Nasip Naço: KLD shkeli ligjin për emërimet. Ina Rama e lirë të aplikojë për në Gjykatën e Lartë

Përplasjet mes Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe KLD kanë qenë të vazhdueshme për sa i takon emërimeve apo dhe procedurave që ndjek ky institucion. Kështu të premten ministri Naço, në një deklaratë para mediave, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po ndjek një axhendë personale për emërimet e magjistratëve, duke shkelur kështu ligjin. Naço bëri të ditur se 16 magjistratë janë paguar, ndonëse nuk janë emëruar ende. “KLD ka shkelur ligjin, pasi ka ndjekur axhendë personale me emërimet e gjyqtarëve. I kam evidentuar edhe më parë shkelje e KLD. 16 magjistratë janë paguar por nuk janë emëruar.”-tha për mediat ministri Naço. Duke u ndalur tek kandidimi i Ina Ramës në Gjykatën e Lartë, Naço shtoi se ajo është e lirë të aplikojë.
L.V

Add new comment