Ndihma e Kosovës, të pamundësojë territorin e saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik

Postuar në 26 Shtator, 2014 02:45

Kosova mund ta ndihmojë koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, duke pamundësuar shndërrimin e territorit të saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik. Kështu thuhet në radion “Evropa e Lirë”. Sipas saj eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se Kosova në radhë të parë duhet të ruajë territorin e saj dhe të mbledhë  informacione, jo vetëm për Kosovë, por edhe për rajon në lidhje me terrorizmin.“Është e mjaftueshme që Kosova të mbajë nën kontroll territorin e vet që mos të jetë pistë e ndonjë veprimi terrorist kundër koalicionit. Kjo për koalicionin është e mjaftueshme. Ju e dini që në Kosovë është e stacionuar edhe baza ushtarake amerikane ‘Bonstill’, por edhe ushtarët e shteteve të tjera që janë pjesë e koalicionit. Mendoj se tjetër forcë Kosova nuk ka, përveç edhe përkrahjes morale që mund t’i japë këtij koalicioni”, thotë Maloku. Radio “Evropa e Lirë” informon se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka publikuar një dokument ku Kosova është renditur në mesin e 56 shteteve botërore si pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik.

 

L.V

 

http://www.evropaelire.org/content/article/26606018.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.