Subashi fton opozitën të jetë e pranishme në Komisionin Hetimor. Do hetohen dhe pasuritë e dy anëtarëve të KLD-së

Postuar në 26 Shtator, 2014 06:06

Pas miratimit një ditë më parë në Kuvend, Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka nisur nga puna për konstituimin e tij. Komisioni u ngrit, pasi 39 deputet të majtë dorëzuan pranë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, sipas të cilëve kanë shkelur ligjin.  Anëtarët janë Besnik Bare, Spartak Braho Taulant Balla dhe Ulsi Manja. Ky komision pritet të hetojë për rreth një muaj veprimtarinë e dy anëtarëve të KLD-së. Ndërkohë, pas kërkesës së deputetit Spartak Braho, komisioni hetimor parlamentar, i ngritur për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj do të hetoje veç të tjerave edhe pasurinë e dy anëtareve, si dhe lidhjet familjare mes të gjithë anetarëve të tjerë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.Në mbledhjen e parë, kryetari i këtij Komisioni, Armando Subashi i ka bërë thirrje opozitë që të jetë pjesëmarrëse, për një hetim të plotë të çështjeve që lidhen me 10 shkelje, të konstatuar nga deputetet e majtë. Opozitës i takojnë 4 anëtarë, edhe pse ajo vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.