Shqipëria në krye të Ministerialit të Nju Jorkut. Bushati shpreh qëndrimin kundër terrorizmit

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryesoi Këshillin e Ministrave të Punëve te Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore (SEECP), në kuadër të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare, Komisioneri Fyle, përfaqësues të Presidencës italiane të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në këtë aktivitet u përfaqësua për herë të parë, si pjesëmarrës me të drejta të plota dhe kushte të barabarta, edhe një delegacioni i Republikës së Kosovës. Takimi i Nju Jorkut përbën një moment të veçantë, pasi ai shënon fillimin e kryesimit shqiptar të SEECP-së, forumit më të lartë të bashkëpunimit për vendet e Evropës Jug-lindore. Në takim u shpallën prioritetet e Kryesisë shqiptare 2014 – 2015 të cilat janë: forcimi i rolit rajonal të SEECP-së, promovimi i dialogut mes vendeve anëtare si një mjet për funksionimin e SEECP-së, si dhe konsolidimi i sektorëve jetikë të SEECP. Gjatë takimit u miratua dhe kalendari i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë kryesisë shqiptare. Ministri Bushati mori pjesë në takimin që zhvilloi Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, me përfaqësues nga vendet e Ballkanit PerëndimorGjatë këtij takimi, Ministri Bushati u shpreh se “Shqipëria është krenare që është ndër vendet e para që i janë përgjigjur kësaj sfide dhe ajo është angazhuar me kontribute konkrete, përkrah Shteteve të Bashkuara, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIL”.
L.V
Comments
Bushati eshte kunder
<p>Bushati eshte kunder terrorizmit?! O po ky qenka lajm, kot nuk e keni nxjerre ne faqe te pare, se qenka me shume rendesi.</p>
Add new comment