Arkiv-Lajme
Arben Frroku nga qelia: Ja si e zbulova njeriun që më akuzon
Pas dështimit të seancës gjyqësore të një dite më parë, ku sërish nuk u paraqit dëshmitari i mbrojtur, rrëfimi i të cilit konsiderohet prova kyçe në procesin penal ndaj Arben Frrokut, vetë ky i fundit ka folur për “Gazeta Shqiptare”. Në një intervistë telefonike të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, Frroku thotë: “Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pretendon se ka një dëshmitar të mbrojtur, të cilin e identifikon me emrin Arben Ndoka, nuk e solli atë të dëshmonte as edhe këtë séance. Është e vërtetë që një person fillimisht ka dëshmuar për prokurorinë.
Departamenti i Shtetit publikon listën e terroristëve, mes tyre dhe një shqiptar nga Kosova
Në kuadrin e përpjekjeve për t'iu kundërvënë kërcënimeve që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë, Departamenti i Shtetit, mbi bazën e një Urdhri Ekzekutiv, nxori një listë me 10 individë dhe dy grupe, të cilët përcaktohen si terroristë. “Zëri i Amerikës” bën me dije se sipas këtij urdhri, vendosen sanksione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre.
Angli, zbulohet një dorëshkrim i shekullit VI. Teksti, një rrëfim i “Darkës së Fundit”
Në Bibliotekën "John Rylands" të Universitetit të Mançesterit është zbuluair këto ditë një dorëshkrim në gjuhën greke, i cili i përket shekullit VI. Bëhet fjalë për një papirus në të cilin është shkruar për Darkën e Fundit të Jezu Krishtit. Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm për vetë vjetërsinë e dorëshkrimit. Nga ana tjetër, zbuluesja Roberta Mazza, ka deklaruar se nga analizat e kryera bëhet fjalë për një palimpsest dhe shkruesi mund të jetë egjiptian. Kjo pasi në sfond, teksti më i vjetër flet për pagesën e taksave të grurit në qytetin egjiptian të Ashmunein.
Alterktekst, apo tekst unik? Duket se ministria, për një periudhë tranzitore, mendon të adoptojë opsionin e dytë
“Opinion” ka trajtuar sot çështjen e teksteve shkollore, që ka krijuar një shqetësim të madh edhe te prindërit. Debati ka kaluar nga faktet konkrete të skandaleve dhe banaliteteve në disa tekste, te modeli që duhet adoptuar. Nisur nga fakti se të gjithë bien dakord se dështimi, ose problemet me altertekstin, kanë ardhur si pasojë e deformimit të kontrollit dhe ka nxitur korrupsionin, shumëkush po mendon se ështtë më mirë kthimi te teksti unik. I këtij mendimi ka qenë edhe Pirro Misha, por edhe këshilltari i ministres së Arsimit, Pëllumb Karameta. Kjo gjithnjë për një periudhë tranzitore.
Basha kundërpërgjigjet: Strukturë dhune në Kuvend për të asgjësuar parlamentarizmin. Rama urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës
Pas reagimit të Kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë lidhur me akuzën e ngritur ndaj deputetëve të PS-së Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për dhunë fizike ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimir, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e ardhur nga selia blu. Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkon Prokurorisë të hetojë jo thjesht “marionetat kriminale në parlament”, por autorin e vërtetë që lëviz fijet e tyre.
Haxhinasto u bën thirrje qytetarëve: Denonconi rastet korruptive gjatë pajisjes me patenta e leje qarkullimi
Nëse do të bëhen ato që thuhen qytetarët nuk do të përballen më me procedura të tejzgjatura për pajisjen me patenta dhe leje qarkullimi. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ai pa nga afër cilësinë e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve.
Obama mban fjalim në OKB: E vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës
Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, në një fjalim që mbajti në Kombet e Bashkuara, tha se ai synon të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të shkatërruar grupin Shteti Islamik, të cilin e quajti "një rrjet të vdekjes." “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Obama u tha udhëheqësve të mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se e vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës." Presidenti Obama deklaroi se me terroristët nuk do të ketë negociata. E vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës, tha ai.
Legjendarët AC/DC nxjerrin albumin e ri. Mungon themeluesi Malcolm Young
Legjenda AC/DC njoftoi daljen e një albumi të ri më 1 dhjetor në Evropë dhe më pas në SHBA. Për herë të parë në historinë e grupit të hard-rockut, albumi del pa themeluesin e tij Malcolm Young, i cili i dha fund karrierës së tij për arsye shëndetësore. Krijuar në vitin 1973 në Australi nga vëllezërit Young, Malcolm dhe Angus, AC/DC ka shitur më shumë se 200 milionë disqe dhe është përfshirë mes sukseseve më të njohura “Let There Be Rock”, “Whole Lotta Rosie” dhe “Highëay to Hell”.
Stadiumi i Elbasanit dhe Parku Olimpik i Tiranës marrin fonde, qeveria financon 644 milionë lekë
Me një vendim të miratuar të mërkurën qeveria shqiptare i hap dritën jeshile financimit të projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan dhe Parkut Olimpik të Tiranës. Në vendimin e miratuar të nga Këshilli i Ministrave thuhet se 600 milionë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës. “Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin nr.411, datë 20.6.2014 “për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës”.
Rama komenton deputetët që ushtruan dhunë fizike: Masa e prokurorisë e paparë, por nuk do ankohemi dhe as do hakërrehemi
Kryeministri Rama ka dhënë komentin e tij në lidhje me videon e publikuar, ku dy deputetët socialit, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka ushtruan dhunë fizike ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimir. Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Rama e ka cilësuar të paparë masën e dhënë nga Prokuroria. “Prokuroria lajmëroi se do të çojë para gjyqit, mesa duket nën akuzën për goditje për shkak të detyrës, dy deputetë socialistë. Arsyeja: Grushtimi i një deputeti demokrat në një korridor të Kuvendit.