Angli, zbulohet një dorëshkrim i shekullit VI. Teksti, një rrëfim i “Darkës së Fundit”

Në Bibliotekën "John Rylands" të Universitetit të Mançesterit është zbuluair këto ditë një dorëshkrim në gjuhën greke, i cili i përket shekullit VI. Bëhet fjalë për një papirus në të cilin është shkruar për Darkën e Fundit të Jezu Krishtit. Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm për vetë vjetërsinë e dorëshkrimit. Nga ana tjetër, zbuluesja Roberta Mazza, ka deklaruar se nga analizat e kryera bëhet fjalë për një palimpsest dhe shkruesi mund të jetë egjiptian. Kjo pasi në sfond, teksti më i vjetër flet për pagesën e taksave të grurit në qytetin egjiptian të Ashmunein. Po kështu ajo ka theksuar se nga verifikimi i shkrimit greqisht, pra disa gabimeve në të, mund të konkludohet se teksti nuk është i kopjuar nga ndonjë libër, ose tekst tjetër, por është riprodhuar vetë.
http://www.pravoslavie.ru/english/73867.htm
s.z
Add new comment