Obama mban fjalim në OKB: E vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, në një fjalim që mbajti në Kombet e Bashkuara, tha se ai synon të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të shkatërruar grupin Shteti Islamik, të cilin e quajti "një rrjet të vdekjes." “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Obama u tha udhëheqësve të mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se e vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës." Presidenti Obama deklaroi se me terroristët nuk do të ketë negociata. E vetmja gjuhë që kuptojnë vrasësit është gjuha e forcës, tha ai. Në fjalimin e tij, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me një koalicion të gjerë për të shkatërruar këtë rrjet të vdekjes. Ai premtoi se Amerika do të përdorë fuqinë ushtarake në një fushatë sulmesh ajrore për të sprapsur ISIS dhe do mbështesë irakianët dhe sirianët për të rimarrë komunitetet e tyre.
L.V
Add new comment