Legjendarët AC/DC nxjerrin albumin e ri. Mungon themeluesi Malcolm Young

Postuar në 24 Shtator, 2014 13:07

Legjenda AC/DC njoftoi daljen e një albumi të ri më 1 dhjetor në Evropë dhe më pas në SHBA. Për herë të parë në historinë e grupit të hard-rockut, albumi del pa themeluesin e tij Malcolm Young, i cili i dha fund karrierës së tij për arsye shëndetësore. Krijuar në vitin 1973 në Australi nga vëllezërit Young, Malcolm dhe Angus, AC/DC ka shitur më shumë se 200 milionë disqe dhe është përfshirë mes sukseseve më të njohura “Let There Be Rock”, “Whole Lotta Rosie” dhe “Highëay to Hell”. Që prej vitit 2008, Malcolm Young është zëvendësuar në kitarë ritmike nga nipi i tij, Stevie Young, për të shoqëruar solot e përjetshme të Angus Young, 59 vjeç, vëllai i Malcolm dhe tashmë anëtari i fundit themelues ende i pranishëm. Grupi kishte njoftuar në muajin prill tërheqjen e Malcolm Young, 61 vjeç, për arsye mjekësore. “Fatkeqësisht situata e tij nuk është përmirësuar që prej asaj kohe dhe ai nuk do të jetë pjesë e grupit që do të nisë turneun botëror në vitin 2015”, theksoi në një komunikatë Columbia Records. Ky album i ri, i regjistruar në Vankuver, në Kanada do të përfshijë 11 këngë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.