Stadiumi i Elbasanit dhe Parku Olimpik i Tiranës marrin fonde, qeveria financon 644 milionë lekë

Postuar në 24 Shtator, 2014 12:58

Me një vendim të miratuar të mërkurën qeveria shqiptare i hap dritën jeshile financimit të projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan dhe Parkut Olimpik të Tiranës. Në vendimin e miratuar të nga Këshilli i Ministrave thuhet se 600 milionë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës. “Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin nr.411, datë 20.6.2014 “për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës”. Kështu, u vendos që efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.