Departamenti i Shtetit publikon listën e terroristëve, mes tyre dhe një shqiptar nga Kosova

Në kuadrin e përpjekjeve për t'iu kundërvënë kërcënimeve që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë, Departamenti i Shtetit, mbi bazën e një Urdhri Ekzekutiv, nxori një listë me 10 individë dhe dy grupe, të cilët përcaktohen si terroristë. “Zëri i Amerikës” bën me dije se sipas këtij urdhri, vendosen sanksione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre. Si rezultat, të gjitha pronat nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, tek të cilat këta individë apo grupe kanë interes, bllokohen dhe amerikanëve u ndalohet në angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë.
Përveç këtyre individëve dhe grupeve, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar si terroristë edhe disa luftëtarë të huaj, të emëruar të tillë edhe më parë, dhe entitete të tjera me lidhje me ta, sipas rezolutës së miratuar në Komisionin e Sanksioneve të OKB-së ndaj al-Kaidës, si: Brigadat Abdallah Azzam, Ansar al-Shari’a në Tunizi, Seifallah Ben Hassine, Ibrahim Suleiman Hamad Al-Hablain, Ahmed Abdullah Saleh al-Khazmari al-Zahrani, Azzam Abdullah Zureik Al-Maulid Al-Subhi dhe Anders Cameroon Ostensvig Dale.
1-E krijuar në shkurt të vitit 2013, Jaish al-Muhajireen ëal-Ansar (JAMWA), është një organizatë terroriste e udhëhequr nga çeçenët, me bazë në Siri, e cila përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj.
2- Harakat Sham al-Islam (HSI) është një organizatë terroriste e formuar në gusht të vitit 2013 dhe e udhëhequr nga shtetas marokenë. Ajo operon në Siri dhe përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj.
Lista e individëve të pacaktuar si terroristë:
1. Amru al-Absi, i cili që nga mesi i muajit korrik të këtij viti, është zgjedhur udhëheqës provincial i ISIL-it për Homsin në Siri, në rajonin e Aleppos. Është organizator i rrëmbimeve.
2. Salim Benghalem, ekstremist francez me bazë në Siri dhe anëtar i ISIL-it, i cili kryen ekzekutime në emër të grupit. Më
3. Mohammed Abdel-Halim Hemaida Saleh, në maj të vitit 2013, u arrestua në Egjipt, për organizimin e një komploti për të sulmuar ambasadat perëndimore në Kairo. Është anëtar i al-Kaidës.
4. Lavdrim Muhaxheri, shqiptar nga Kosova, luftëtar i huaj i ISIL-it, i cili operon si në Siri dhe Irak. U bë i njohur në korrik 2014, pasi postoi në Facebook fotografi të vetes së tij, duke i prerë kokën një djali të ri.
5. Murad Margoshvili është një udhëheqës i njohur çeçen, i cili ka ndërtuar një bazë për stërvitjen e terroristëve në Siri, pranë kufirit me Turqinë, ku luftëtarët e huaj të porsaardhur, stërviten për luftime.
6. Nusret Imamovic është një udhëheqës terrorist boshnjak, i cili vepron në Siri.
7. Muhannad al-Najdi është anëtar i al-Kaidës me bazë në Siri, nga Arabia Saudite. Para se të shkonte në Siri, më 2013, al-Najdi ishte përfshirë në organizimin e sulmeve në Afganistan.
8. Abdessamad Fateh, po ashtu i njohur si Abu Hamza; është anëtar i një rrjeti ekstremist me bazë në gadishullin skandinav, që mendohet të ketë lidhje me al-Kaidën dhe ka shkuar në Siri.
9. Abd al-Baset Azzouz ka qenë aktiv në Afghanistan, Britani dhe Libi. U dërgua në Libi më 2011 nga udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zaëahiri, ku mobolizoi të paktën 200 luftëtarë.
10. Maalim Salman u zgjodh nga udhëheqësi i al-Shabaab, që ka vdekur, Ahmed Abdi aë-Mohamed (aka Godane), për t'u bërë kryetari i luftëtarëve të huaj afrikanë.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/state-department-list-of-terrorists/2461578.html
Add new comment