Arben Frroku nga qelia: Ja si e zbulova njeriun që më akuzon

Pas dështimit të seancës gjyqësore të një dite më parë, ku sërish nuk u paraqit dëshmitari i mbrojtur, rrëfimi i të cilit konsiderohet prova kyçe në procesin penal ndaj Arben Frrokut, vetë ky i fundit ka folur për “Gazeta Shqiptare”. Në një intervistë telefonike të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, Frroku thotë: “Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pretendon se ka një dëshmitar të mbrojtur, të cilin e identifikon me emrin Arben Ndoka, nuk e solli atë të dëshmonte as edhe këtë séance. Është e vërtetë që një person fillimisht ka dëshmuar për prokurorinë. Por, dua t'ju them se prej gjashtë muajsh, ai nuk ndodhet më në sistemin e mbrojtjes. Para pak javësh, në burg mua më kanë kontaktuar familjarët e këtij personi”. Mbi supet e Arben Frrokut rëndon akuza e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, një krim i rëndë që ndodhi mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e "Vasil Shantos".
L.V
Intervista e plotë në “Gazeta Shqiptare”
Add new comment