Arkiv-Lajme

Imami boshnjak i Novi Pazarit deklaron: Nuk jemi as turq as sllavë, por jemi ilirë

Postuar në 27 Shtator, 2014 06:26

“Boshnjakët janë ilirë duhet të ndihen krenare për origjinën që kanë”. Sipas “Zëri.info” imami boshnjak i Novi Pazarit, Muamer Zukorliç ka dhënë një deklaratë të bujshme lidhur me origjinën e popullit boshnjak. Ai tha se boshnjakët nuk janë as turq dhe as sllavë, por janë ilirë dhe se ky është një tregues përse duhet të ndihet krenar për origjinën që ka. Imami Zukorliç tha se boshnjakët janë ilirë dhe se ky është një tregues përse duhet të ndihen krenare për origjinën që kanë. Zukorliç theksoi se ilirët kishin qytetërimin më të vjetër në Ballkan, citon “albeu”.

Gjiknuri firmos pezullimin e aktivitetit për 37 shoqëri të tregtimit me shumicë të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre

Postuar në 27 Shtator, 2014 05:19

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të 37 shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit, përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë.

Nishani siguron mbështetjen e SHBA, Hungarisë e Sllovakisë për BE

Postuar në 27 Shtator, 2014 04:39

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë e personalitete të politikës botërore. Zyra e Shtypit të Presidentit, njofton se Nishani është takuar gjatë qëndrimit të tij në New York me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Andrej Kiska, atë të Hungarisë János Áder, me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani si dhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Lee.

Intervista/ Elona Paja: Realizova një film që nuk është imi... por i fëmijëve

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:54

Fëmijët po i rrisim me android e ipad, me tmerret e Harry Poter-it në “dhomën e sekreteve”, por edhe më keq se kaq. Edhe ky shkrim nuk ka si bën përjashtim, shqip një pjesë e ca fjalë anglisht. Jetojmë epokën e globalizimit, të high tech-ut gjithashtu. Por fëmijët janë fëmijë, gjithsesi. Çfarë t’u japësh marrin. Nëse nuk i drejton, shkojnë tek më e lehta, ngulin sytë në HD, hanë sanduiç me kechup e majonezë dhe nuk ngjitin dot shkallët nga obeziteti. E në këtë kohë, filmat shqip për fëmijë thuajse janë harruar të prodhohen.

Pentagoni konfirmon 200 sulme ajrore të aleatëve dhe deklaron se ekipet amerikane po stërvisin opozitën siriane

Postuar në 27 Shtator, 2014 02:49

Pentagoni bëri të ditur se ekipet amerikane kanë shkuar në Arabinë Saudite, me detyrën për të stërvitur opozitën siriane. “Zëri i Amerikë” gjithashtu bëri të ditur se  Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel i tha gazetarëve se që nga e hëna, SHBA dhe aleatët arabë kanë kryer 43 sulme ajrore në Siri, ndërsa numri i sulmeve ajrore amerikane dhe franceze kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak e ka kaluar shifrën 200. Hagel bëri të njohur se ekipet vlerësuese mbërritën në Arabinë Saudite.

Zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë, Jahjaga merr mbështetjen amerikane

Postuar në 27 Shtator, 2014 02:06

Në New York, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, zonjën Victoria Nuland. Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Theks i veçantë u vu te krijimin e institucioneve të reja të Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

PD mbledh Kuvendin Kombetar. Basha: Të shporrim pa kushte oligarkinë. Berisha: Ta ndalim revanshin e qeverisë me protesta

Postuar në 27 Shtator, 2014 01:58

Demokratët mblodhën Kuvendin Kombëtar. Nën tingujt e Himnit Kombëtar, Partia Demokratike çeli të shtunën në orën 11:00 punimet e Kuvendit ku marrin pjesë 7500 delegatë që përfaqësojnë 101 mijë anëtarë të PD nga e gjithë Shqipëria.Kandidatët do të konkurrojnë sot për 250 vende në Këshillin Kombëtar. Kjo është dhe ngjarja më e madhe për të ardhmen e kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Kuvendi Kombëtar mblidhet pas 5 vjetësh, por tashmë më një lider të ri që e udhëheq Partinë Demokratike në opozitë.

Ebola në Afrikën Perëndimore, arrin në 3 091 numri i të vdekurve

Postuar në 26 Shtator, 2014 16:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i të vdekurve nga Ebola në Afrikën Perëndimore ka arritur në 3091 persona nga 6574 raste të dyshuara. Kjo statistikë e çonë vdekshmërinë nga virusi në 50%. Për momentin nuk ka një kurë të pranuar zyrtarisht, por janë disa vende që po punojnë për të realizuar vaksinën: SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe,  Japonia dhe Rusia.

s.z 

Manjani: Ndërhyrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është emergjente

Postuar në 26 Shtator, 2014 15:14

“Ndërhyrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është emergjente” Kështu u shpreh nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu. Ai deklaroi se nuk është  një ngjarje që ligjërisht mund të motivohet lehtë, por sërish ndërhyrja është e domosdoshme. Ndërsa shtoi se sipas tij po tentohet  ç’politizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilin e ka pushtuar Partia Demokratike.

Bushati nuk merr pjesë në fjalimin e Presidentit në OKB. PD-ja e quan skandal diplomatik. Presidenca hesht. Ministria flet për axhendë të ngjeshur

Postuar në 26 Shtator, 2014 15:02

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bojkotuar fjalën e Presidentit në Asamblenë e Përgjithshme në OKB. Kështu deklaroi Partia Demokratike përmes Aldo Bumçit. Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se ministri kishte axhendë të ngjeshur, i ftuar nga Viktoria Nuland bashkë me kolegët e vet të Ballkanit. Me këtë rast ministria shpërndau edhe materialin përkatës, duke kujtuar se Presidenti ishte i informuar dhe se madje fjalimin e Presidentit e kishte “kopsitur” ministria bashkë me Presidencën.  PD-ja e quajti skandal diplomatik. Por ndaj kujt?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme