Pentagoni konfirmon 200 sulme ajrore të aleatëve dhe deklaron se ekipet amerikane po stërvisin opozitën siriane

Postuar në 27 Shtator, 2014 02:49

Pentagoni bëri të ditur se ekipet amerikane kanë shkuar në Arabinë Saudite, me detyrën për të stërvitur opozitën siriane. “Zëri i Amerikë” gjithashtu bëri të ditur se  Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel i tha gazetarëve se që nga e hëna, SHBA dhe aleatët arabë kanë kryer 43 sulme ajrore në Siri, ndërsa numri i sulmeve ajrore amerikane dhe franceze kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak e ka kaluar shifrën 200. Hagel bëri të njohur se ekipet vlerësuese mbërritën në Arabinë Saudite. Ato janë pjesë e planit ushtarak ammerikan për stërvitjen e elementëve të opozitës siriane për të luftuar militantët e Shtetit Islamik. Sekretari i Mbrojtjes tha se luftëtarët e opozitës po vëzhgohen nga ushtarakët amerikanë, ekspertët e diplomacisë dhe ata të zbulimit, për të përcaktuar se cilët sirianë do të trajnohen, por ende nuk është e qartë se kush do ta udhëheqë forcën siriane.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/pentagon-saudi-arabia-us-teams/2464136.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.