Gjiknuri firmos pezullimin e aktivitetit për 37 shoqëri të tregtimit me shumicë të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të 37 shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit, përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë. “Kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqëndruar tek treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit ashtu sikurse edhe tek respektimi i detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit”, bën të ditur ATSH.
L.V
Add new comment