Bushati nuk merr pjesë në fjalimin e Presidentit në OKB. PD-ja e quan skandal diplomatik. Presidenca hesht. Ministria flet për axhendë të ngjeshur

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bojkotuar fjalën e Presidentit në Asamblenë e Përgjithshme në OKB. Kështu deklaroi Partia Demokratike përmes Aldo Bumçit. Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se ministri kishte axhendë të ngjeshur, i ftuar nga Viktoria Nuland bashkë me kolegët e vet të Ballkanit. Me këtë rast ministria shpërndau edhe materialin përkatës, duke kujtuar se Presidenti ishte i informuar dhe se madje fjalimin e Presidentit e kishte “kopsitur” ministria bashkë me Presidencën. PD-ja e quajti skandal diplomatik. Por ndaj kujt? Ndaj ky e shumta, pra nëse ministria gënjen, është një skandal protokollar. Po duke patur të gjithë në mendje se çfarë ka ndodhur gjithë këto kohë me protokollin, lind natyrshëm pyetja: a ka kuptim real fjala 'skandal protokollar' në politikën shqiptare? PD-ja shprehet se “Presidenti nuk kishte dijeni për largimin e Bushatit”. Mbase është edhe kështu, po PD-ja ku e di këtë, pa patur një sqarim nga Presidenca? Dhe pse reagon duke i paraprirë Presidencës, e cila ka të gjithë tagrin për të reaguar nëse ministri ka ikur se “nuk duron” dot Nishanin. Ndoshta një selfie do ta zgjidhte këtë çështje paqësisht.
s.z
Add new comment