Nishani siguron mbështetjen e SHBA, Hungarisë e Sllovakisë për BE

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë e personalitete të politikës botërore. Zyra e Shtypit të Presidentit, njofton se Nishani është takuar gjatë qëndrimit të tij në New York me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Andrej Kiska, atë të Hungarisë János Áder, me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani si dhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Lee.
Presidenti Nishani u shpreh, gjatë takimit, se marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovakisë, Ndërsa, Presidenti Kiska vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe e uroi Presidentin Nishani për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat, dhe e siguroi se vendi i tij do të vazhdojë ta mbeshtesë Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian
Ndërsa në takimin me homologun e Hungarisë, János Áder, Nishani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, si të shkëlqyera dhe të bazuara në një miqësi historike. Presidenti Áder e uroi Presidentin Nishani për hedhjen nga Shqipëria të një hapi tjetër të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe e siguroi se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm të integrimit evropian deri në anëtarësimin e plotë.
Në tjetër takim i Nishanit ishte dhe me Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në New York, u takua me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani. Presidenti dhe Emiri i Shtetit të Katarit vlerësuan frymën e miqësisë së ngushtë dhe dinamikën e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, duke nënvizuar se, në këtë frymë, duhet të pasurohet dhe forcohet më tej bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë.
Kreu i Shtetit ka zhvilluar një takim edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Lee. Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet në Shqipëri, për situatën në rajon dhe për çështje të sigurisë në botë. Duke folur për situatën, pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, Presidenti Nishani u përqendrua në sfidat që lidhen me reformimin e drejtësisë, bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, transparencës, profesionalizmit dhe pavarësisë nga grupet e interesit, me ndërtimin e një administrate profesionale, jashtë ndikimeve politike dhe me luftën kundër krimit e korrupsionit.
L.V

Add new comment