PD mbledh Kuvendin Kombetar. Basha: Të shporrim pa kushte oligarkinë. Berisha: Ta ndalim revanshin e qeverisë me protesta

Demokratët mblodhën Kuvendin Kombëtar. Nën tingujt e Himnit Kombëtar, Partia Demokratike çeli të shtunën në orën 11:00 punimet e Kuvendit ku marrin pjesë 7500 delegatë që përfaqësojnë 101 mijë anëtarë të PD nga e gjithë Shqipëria.Kandidatët do të konkurrojnë sot për 250 vende në Këshillin Kombëtar. Kjo është dhe ngjarja më e madhe për të ardhmen e kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Kuvendi Kombëtar mblidhet pas 5 vjetësh, por tashmë më një lider të ri që e udhëheq Partinë Demokratike në opozitë.
Punimet e Kuvendit u çelën me një mesazh përshëndetës që Joseph Daul, kryetar i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, i drejton Partisë Demokratike. Daul, pasi vlerëson marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, thekson rëndësinë që ka vazhdimësia e reformave në rrugën e integrimit europian. “Shqipëria duhet të avancojë dhe të mos ndalet në mes të rrugës. Për të arritur këtë duhet garantuar pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformat strukturore që lidhen me shërbimin civil, ku nëpunësit duhen zgjedhur sipas meritës”, shprehet në mesazhin e tij kryetari i Grupit të PPE-ve, Daul.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përshëndeti i pari punimet e këtij Kuvendi dyditor, duke thënë se sot PD-ja është ripërtërirë nga humbja e një viti më parë, vjen e fortë dhe e gatshme për një nisje dhe aksion të ri politik. “Ky është Kuvendi më demokratik dhe më i madh i kombit tonë. Kuvendi i bashkimit ripërtëritjes dhe nisjes së re. Partia Demokratike janë anëtarët, është kryesia. Këtu jemi të gjithë aksionerë të barabartë. Në këtë shtëpi politike na mban të bashkuar dashuria për Shqipërinë dhe vlerat tona për BE”, tha Basha. Sipas tij sot demokratët janë sot më të bashkuar se kurrë dhe se PD-ja është ringritur nga humbja e një vitit më parë. Basha u shpreh i vendosur që të shkruajë bashkë me gjithë demokratët një histori suksesi në krye të PD. Kryeopozitari i kërkoi ndjesë anëtarëve por edhe gjithë shqiptarëve për mangësitë që e çuan PD drejt humbjes. Basha siguroi se do korrigjojë gabimet dhe mangësitë. Duke thënë se alternativa e PD-së është zhvillimi Basha bëri thirrje të shporret oligarkia. “Ne jemi sot ne në lartësinë e historisë dhe misionit të saj për të mbrojtur demokracinë. Fjala opozitë flet për bashkim, veprim dhe shporrje pa kushte të oligarkisë. Një Shqipëri e tërë në këmbë nga jugu në veri nën flamurin e qendrimit jemi gati të paguajmë çdo çmim që ti kundërvihemi çdo kundërshtari, për të siguruar liri dhe demokraci”.
Ish kryetari I PD-së, Sali Berisha duke përshëndetur punimet e këtij Kuvendi u shpreh se në këtë ditë mbahet përgjegjësi përpara demokratëve, për atë që kanë përballë, klikën Rama-Meta që sipas tij po zëvendëson shtetin ligjor me atë policor. “Sot shpirtrat e mbarë shqiptarëve janë tek vendimet tona me ne, në këtë sallë vendoset fati i demokracisë, nën sulmin e egër dhe kërcënimit mafioz të klikës Rama-Meta që po zëvendëson shtetin ligjor me shtetin policor, i ka shpallur vendimet e gjykatave si letër pa vlerë linçon dhe arreston me bandat e saj demokratët dhe kundërshtarët e saj politikë. Kupola e mafies socialiste po rrënon ekonominë shqiptare”, tha Berisha në fjalën e tij. Ish kryetari i PD-së në fjalën e tij para Kuvendit të PD-së tha se gjëndja është emergjente kombëtare dhe duhet të ndalim revanshin e qeverisë me protesta. ”Ta ndalim revanshin e qeverisë me protesta. Sot është ora jonë të gjithë në një sulm në mbrotje në të gjitha format e protesta. Nëse nuk qëndrojmë fuqishëm askush nuk do të na besojë e respektojmë ne. Pushteti është në duar të trafikut mafias e parave të pista, sigura është zero në duart e krimit liria është në agoni të vërtetë. Gjëndja është në emergjecë kombëtare”, tha Berisha.
L.V
Comments
Para se të bëshë këtë shpor
<p>Para se të bëshë këtë shpor Salistanin pastaj të tjerat vinë vetë</p>
oligarkine...e shpore vetem
<p>oligarkine...e shpore vetem me voten e popullit or pall, kaq ske kuptuar nga demokracia.</p>
Add new comment