Imami boshnjak i Novi Pazarit deklaron: Nuk jemi as turq as sllavë, por jemi ilirë

“Boshnjakët janë ilirë duhet të ndihen krenare për origjinën që kanë”. Sipas “Zëri.info” imami boshnjak i Novi Pazarit, Muamer Zukorliç ka dhënë një deklaratë të bujshme lidhur me origjinën e popullit boshnjak. Ai tha se boshnjakët nuk janë as turq dhe as sllavë, por janë ilirë dhe se ky është një tregues përse duhet të ndihet krenar për origjinën që ka. Imami Zukorliç tha se boshnjakët janë ilirë dhe se ky është një tregues përse duhet të ndihen krenare për origjinën që kanë. Zukorliç theksoi se ilirët kishin qytetërimin më të vjetër në Ballkan, citon “albeu”. "Më thoni të dashur miq pse komplekset arkeologjike në Novi Pazar janë të mbyllura për turistët nga ana e serbëve? Ata e dine se nëse i hapin për vizitorë aty do të vijnë njerëz të kualifikuar për t’i vizituar se do ta kuptojnë se këtu kanë jetuar Ilirët, dhe kjo tokë i përket atyre e jo serbëve", tha imami nga Bosnja.
L.V
Add new comment