Arkiv-Lajme
Braçe i rikthehet debatit për Bankën e Shqipërisë: Ja shkeljet e Petraq Milos dhe të Presidentit Nishani
Braçe i kthehet debatit për Bankën e Shqipërisë. Kryetar i Komisionit te Ekonomisë në faqen e tij ne Facebook ka denoncuar faktin se pjese e kandidateve për anëtarë te Këshillit Kombëtar të PD-se është edhe Petraq Milo i cili aktualisht është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH. Sipas Braçes, kandidimi në këtë rast shkel ligjin dhe kushtetutën pasi cenohet direkt pavarësia e Bankës së Shqipërisë. Për të argumentuar këtë fakt Braçe citon nenin 47 të ligjit mbi Bankën.
Didi në konferencën rajonale të policisë: Bashkëpunim operacional në luftën kundër krimit të organizuar
Artan Didi shprehet për bashkëpunimin rajonal dhe ofron kontributin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo deklaratë është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Konferencën e Drejtuesve të Policisë së Rajonit të Ballkanit. Nisma është ndërmarrë nga Italia si vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kjo konferencë u mbajt në ambientet e zyrave qendrore të Europolit në Hagë, Holandë dhe kishte si synim prezantimin dhe njohjen me arritjet e punës së policive të vendeve të Rajonit të Ballkanit nga vendet e Bashkimit Europian.
OKB/ Ministri i Jashtëm rus akuza ndaj SHBA dhe BE. Citoi sulmet e NATO-s në Kosovë dhe e cilësoi “politikë arrogante të Perëndimit”
Fjalimi i Lavrovit në OKB është dhe tregues i keqësimit të marrëdhënieve Rusi-Perëndim. Rusia, e goditur nga sanksionet e ashpëra të Perëndimit për rolin e saj në krizën e Ukrainës, i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e një “grushti shteti”, që rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus të Ukrainës në fillim të vitit.
Deputetët grekë interpelancë me ministrin e arsimit: Tekstet shqiptare me propagandë antigreke
Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Në një artikull të botuar sot “Gazeta Shqiptare” thuhet se sipas deputetëve grekë, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht "Fjala e lirë e Gjirokastrës".
Lobimi me SMS për Këshillin Kombëtar. Jozefina Topalli mungon në fjalimin e Bashës, por futet në sallë për Berishën
“Lobimi me SMS për Këshillin Kombëtar”, Ky është dhe titulli i një shkrimi të gazetarit Aristir Lumezi, botuar në të përditshmen “Panorama” . Gazeta shkruan sot se kandidatëve për në Këshillin Kombëtar të PD-së iu desh të prisnin deri mëngjesin e djeshëm për të parë nëse e kishin emrin në fletën e votimit dhe çfarë numri ishin. Sipas gazetës “Panorama” rreth orës nëntë mbërritën edhe delegatët e parë të Kuvendit të PD-së, të cilët sapo ngjitën shkallët dhe hynë në hollin e Pallatit të Kongreseve, iu ofrua nga disa vajza të Forumit Rinor një dosje ku përfshihej axhenda dyditore.
Nesër shpallen fituesit përfundimtarë të universiteteve. 19 mijë të rinj gati për studime publike
“Gazeta Shqiptar” shkruan se ditën e hënë, 29 shtator Ministria e Arsimit do të publikojë listën përfundimtare të fituesve në universitetet publike, me të paktën 19 mijë student të rinj. Në këtë listë, veç maturantëve që kanë qenë fitues në listën e mëparshme, kanë shansin që ta gjejnë emrin edhe ata maturantë që nuk ishin shpallur fitues në asnjë prej 10 preferencave që kishin listuar në Formularin A2. Por sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, lëvizje më të madhe do të ketë në nivelin e preferencave.
Jahjaga kthehet nga Amerika me sinjale të qarta për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë
“Kosova Sot” shkruan se mbështetja që presidentja Atifete Jahjaga ka marrë gjatë vizitës në SHBA për tejkalimin e ngërçit politik, mund të sjellë efekte pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje në mes partive politike dhe zhbllokimin e situatës politike në vend. “Kosova Sot” njofton gjithashtu se së fundmi Jahjaga është takuar edhe me ndihmësekretaren amerikane të Shtetit të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin nëpër të cilin po kalon vendi.
Rusia i propozon OKB-së një deklaratë kundër grushtit të shtetit. Dhe i referohet kërkesës amerikane të vitit 1933 kundër “virusit revolucionar”
Rusia ka propozuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të adoptohet një deklaratë për mosnjohjen e grushtit të shtetit si një mënyrë për të ndryshuar regjimin në një vend. Ideja është hedhur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka nënvizuar s eka ardhur koha që të eliminohen nga komunikimi ndërkombëtar përpjekjete disa shteteve për t’u bërë presion në mënyrë ielgale, disa shtete të tjera. Për të argumentuar këtë propozim, Lavrov nuk ka munguar të sjellë një shembull, brenda të cilit ka edhe ironi.
Kosovë, i mundshëm opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. Matoshi: “Presidentja nuk ka as fuqi politike, as intelektuale për zgjidhje të situatës”
Analisti Halil Matoshi vlerëson se për Kosovën tanimë ka vetëm një zgjidhje politike” zgjedhjet e parakohëshme, ose të jashtëzakonshme siç i quan ai. Matoshi nuk beson se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë një zgjidhje. “Dyshoj se presidentja e Kosovës ka këtë fuqi politike, edhe intelektuale, edhe morale që t'bëjë një premje andaj unë megjithatë e shoh se ka me pas disa përpjekje dhe mundësia e vetme duket se do të mbetet zgjedhjet e jashtëzakonshme", tha Matoshi për KTV.
Obama: Udhëheqja amerikane është konstante në një botë të pasigurt
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Barak Obama tha se Amerika është duke marrë një rol udhëheqës në disa nga sfidat më të mëdha të botës, duke përfshirë edhe luftën për të degraduar dhe për të shkatërruar grupin terrorist ISIL dhe përpjekjet për të bashkuar botën kundër agresionit rus në Ukrainë. "Udhëheqja amerikane është konstante në një botë të pasigurt.", u shpreh Presidenti Obama.