Lobimi me SMS për Këshillin Kombëtar. Jozefina Topalli mungon në fjalimin e Bashës, por futet në sallë për Berishën

“Lobimi me SMS për Këshillin Kombëtar”, Ky është dhe titulli i një shkrimi të gazetarit Aristir Lumezi, botuar në të përditshmen “Panorama” . Gazeta shkruan sot se kandidatëve për në Këshillin Kombëtar të PD-së iu desh të prisnin deri mëngjesin e djeshëm për të parë nëse e kishin emrin në fletën e votimit dhe çfarë numri ishin. Sipas gazetës “Panorama” rreth orës nëntë mbërritën edhe delegatët e parë të Kuvendit të PD-së, të cilët sapo ngjitën shkallët dhe hynë në hollin e Pallatit të Kongreseve, iu ofrua nga disa vajza të Forumit Rinor një dosje ku përfshihej axhenda dyditore. Pak metra më larg, në një tabelë të madhe ishte përcaktuar edhe vendosja e delegatëve sipas zonave nga vinin. Disa prej delegatëve kishin blerë gazetën për të parë renditjen në listë, por të shumtë ishin ata që u njohën me fletën e votimit vetëm në momentin kur u futën në Pallatin e Kongreseve. “Panorama” shkruan se ajo që ra në sy ishte se në kohën që kryetari mbante fjalimin , ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk ishte në sallë, ndërkohë që ajo u është bashkuar delegatëve kur në podium është ngjitur Sali Berisha. Më pas “Panorama” vazhdon: “Mesazhe, statuse në Facebook, mesazhe private në rrjetin social, por dhe nga ata që përgatisnin një listë me numrat rendorë të kandidatëve që do të votonin”. Sipas Panoramës shumë nga kandidatët për Këshillin kombëtar kanë shpërndarë mesazhe pa fund duke kërkuar votën e delegatëve.
L.V
Lajmin e plotë në “Panorama”
Add new comment